KLSH plan për të audituar veprimtarinë e SHISH

498
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të trokasë në dyert e SHISH, për të kontrolluar administrimin e buxhetit. Sipas burimeve, KLSH ka planifikuar një tjetër kontroll, për vitin 2016, në Shërbimin Informativ Shtetëror. Është planifikuar kontrollit i veprimtarisë financiar, por mbetet për t’u parë nëse SHISH, do ta hapë apo jo derën për inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ligji i ri për KLSH, i miratuar në vitin 2014, ka rregulluar auditimin e veprimtarive, të cilat, bazuar në dispozitat përkatëse ligjore, përbëjnë sekret shtetëror. Sipas ligjit, inspektorët e KLSH, duhet të raportojnë gjetjet e auditimin në Komisionin e Sigurisë. Por, para kontrollit, inspektorët duhet të pajisen me certifikatën e sigurisë nga DSIK. Ndonëse konsumon çdo vit nga paratë e shqiptarëve, rreth 14 milionë dollarë, Shërbimi Informativ Shtetëror, nuk është kontrolluar që në 2012.
Sigal