Dr. Ina Zhupa: Si e dëmton biznesin e vogël Bashkia Tiranë!

593
Shikoni dy shkresa të lëshura nga bashkia e Tiranës në harkun kohor prej 10 ditësh nga njëra-tjetra. Shkresat janë për detyrimet financiara që i paguan biznesi bashkisë së Tiranës.

Në shkresën e parë rezulton 0 detyrime të mëparshme, ndërsa 10 ditë më vonë dalin detyrime të mëparshme. Edhe detyrimet aktuale ndryshojnë në harkun kohor të 10 ditëve. Gjithashtu po ta shikoni me datë 13, ushqimorja e lagjes quhej biznes i vogël, ndërsa 10 ditë më vonë në shkresën tjetër quhet biznes i madh. (në shkresë shenjat BV dhe BM)

Çfarë është kjo? Abuzim i pastër me detyrën, paaftësi nga Bashkia apo tentativë për të pasur marrëdhënie korruptive duke lëvizur shifrat në shkelje të ligjit?
Si do që të jetë, është në dëm të biznesit. Ky është Veliaj dhe administrata e tij.


Sigal