Basha promovon Shqipërinë turistike në Londër me albumin “Homeland”

459
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka promovuar albumin me foto nga Shqipëria turistike ‘Homeland”, gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon në Londër.

1150b132-44c4-4fa0-9386-4847e8f3f4db

“Homeland” atdheu, një album me 200 foto nga më të bukurat e Shqipërisë, të vendeve të njohura apo edhe të atyre fare pak të njohura, është kartolina që ka tërhequr vëmendjen e kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për të prezantuar Shqipërinë tek personalitetet që takoi gjatë vizitës së punës në Londër.

11082d0c-761d-4250-8864-7fcd34ef79b5

Ky album me pamje nga më të bukurat të natyrës së magjishne shqiptare, është përzgjedhur prej kryetarit Basha si pjesë e protokollit të takimeve me parlamentarë, lordë dhe figura të njohura të politikës britanike.

085ea005-ce83-4632-8027-dd74476a7fb3

Në takimet me miqtë e huaj, lideri i opozitës prezantoi si dhuratë albumin “Homeland”, këtë përmbledhje të eksploratorit, alpinistit dhe fotografit të njohur Fation Plaku.

9a83b676-3d01-4a80-a65a-687129ca1115