Dr. Ina Zhupa: Rekord historik votash përballë skemave të korrupsionit, shpirti demokratik nuk vdes kurrë!

352
Sigal

Dr.Ina Zhupa kandidoi në zgjedhjet e 2021 për deputete në qarkun e Vlorës. Ajo shprehet se shpirti demokratik nuk vdes kurrë!

Zhupa nuk la pa përmendur dhe falenderuar qytetarët, anëtarët dhe bashkëudhëtarët që i qëndruan në krah gjatë fushatës.

“Pata fatin te punoja nga afer ne kete fushate 52 ditore me qytetaret e Sarandes, Konispolit dhe Finiqit!

Arritem qe Partia Demokratike u rrit me plus 2230 vota, duke marr vota si asnjehere me pare, rekord historik nga numri i votave dhe perqindja prej 7840 vota. Partia Socialiste me gjithe skemat e korruptimit, pushtetin, presionet, vendet e punes ne kohe fushate, gjithe administraten per manipulim, gjithe certifikata e pronesise dhe legalizimeve qe perdoren per fushate, policine si vegel te kishte renie te votave ne tre bashkite tona me 1529 vota me pak.

Eshte nje pune e perbashket qe dua te falenderoj cdo anetar, cdo kryetar seksioni, cdo kryetar grupseksioni, cdo nenkryetar, sekretaren e deges, cdo pjestar te shtabit elektoral, cdo koordinator zaz, cdo anetar zaz, kryetarin e FRPD Sarande dhe gjithe djemte dhe vajzat e mrekullueshme qe me shoqeruan ne cdo cep, kryetaren e Lidhjes se Gruas Sarande dhe cdo zonje te nderuar qe me qendroi ne krah. Faleminderit komisionereve, vezhguesve dhe numeruesve tane per punen e mundimshme dhe te palodhur. Mirenjohje pafund, nderime per cdo qytetar qe zgjodhi ndryshimin, qe na mbeshteti dhe perkrahu, qe nuk u frikesua nga pushteti, qe nuk u ble nga pushteti, qe tregoi se Saranda, Finiqi dhe Konispoli e duan Ndryshimin! Shpirti demokrat nuk vdes kurre!”, përfundoi Zhupa.