Zbulohet planeti i ri, temperatura deri në 2,700 gradë

190
Sigal

Planeti TOI-1431b është gati 500 vjet dritë nga Toka dhe ka karakteristika të tjera të pazakonta.Një ekip astronomësh në të gjithë botën kanë zbuluar një planet të ri “ferr”.

Ekipi drejtohej nga Brett Addison nga Universiteti i Queensland Jugor në Toowoomba, Australi.TOI-1431b ndodhet 490 vite drite nga Toka dhe është tre herë më i madh se Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor.

Astronomët e quajnë planetin “ferr” sepse është jashtëzakonisht i nxehtë.Sipas astronomëve, temperatura e ditës është 2,700 gradë Celsius dhe 2,300 gradë temperatura e natës.TOI-1431b, është aq afër yllit të tij mikpritës, saqë periudha orbitale është vetëm dy ditë e gjysmë.

Planeti është më i nxehtë se pika e shkrirjes së shumicës së metaleve dhe gjithashtu më i nxehtë se lava e shkrirë, tha Addison për “CNet”. Është gjithashtu më e nxehtë se 40 për qind e yjeve në Rrugën e Qumështit.

Image