Shkarkimi i Metës, juristi Vishaj zbulon paligjshmërinë: Maxhoranca e pacertifikuar nuk ndërmerr dot këtë hap, është shkelje

217
Sigal

Juristi Saimir Vishaj ka deklaruar se maxhoranca që është akualisht nuk ka kompetenca për të ngritur një komision për të shkarkuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në një prononcim të tijin, Vishaj tha se pa u certifikuar zgjedhjet e 25 prillit, pa kaluar afati pesë ditor, kohë gjatë të cilës partitë politike kanë të drejtë të ankimohen, ajo nuk është një maxhorancë që mund të ndërmarrë hapa të tillë.

“Për sa kohë maxhoranca nuk është e certifikuar nuk mund të marrë veprime politike. Nuk është kompetencë e parlamentit. Nëse do të flasim si jurist nuk na takon të lëmë emocionin para kushtetutës. Presidenti ka një kompetencë lëndore që i merr për bazë vetëm SPAK. Nëse kemi thirrje apo nxitje kundër turmave e ka në dorë vetëm SPAKU. Ata po punojnë tej normave. Deri më sot komisionet hetimore kanë dështuar. Nëse sot do të vetëquhesh maxhorancë duhet të certifikohen zgjedhjet pastaj. Vetëm për ligje të jashtëzakonshme është maxhorancë. Nuk e kalon dot sepse ky presidenti ka dalë me propozim të 23 deputetë nga vota të përbashkëta të subjekteve politike. Ata që janë në parlament janë zgjedhur me listat sepse u ra fati. Jemi në pritje të një qetësie për të dëgjuar KQZ për certifikim të zgjedhjeve. Sot duhet të flitet a është shkelur kushtetuta,”- tha Vishaj.