VIDEO/ ‘Amerika që ëndërruam’ – Ja çfarë iu këshillonte Bejker në Tiranë shqiptarëve

184
Sigal

Pas 45 viteve izolim nga sistemi diktatorial, shqiptarët në fillim të viteve ’90 ishin të lirë. 

Mesditën e 23 qershorit 1991, nga Uashingtoni erdhi një personalitet i jashtëzakonshëm në atë kohë, Sekretari i Shtetit, James Baker, figura qendrore e administratës së presidentit George Bush. Vizita e parë e një personaliteti të lartë nga SHBA pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

E gjithë Shqipëria u derdh në sheshin ‘Skënderbej’ për të pritur Baker, i cili vinte nga vendi simbol i lirisë dhe demokracisë.

Në këtë video është momenti i fjalimit madhështor të Baker në sheshin ‘Skënderbej’, i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarë të tjerë të PD.

Ja çfarë këshilloi për shqiptarët Baker atë ditë:

‘Më në fund ju jeni të lirë të të besoni atë që dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të pohoni atë që dëshironi.

Më në fund ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”, deklaroi James Baker 30 vjet më parë nga sheshi Skënderbej, në Tiranë.