Vasili: Gjykata Kushtetuese katandiset ne zbardhese te asaj, qe kerkon qeveria !

59
Sigal

Nga Petrit Vasili

Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj per Zgjedhjet Lokale te 30 qershorit 2019 degradoi ne menyre te turpshme thjesht dhe vetem ne nje zbardhese te Kerkeses se Qeverise.

Lexoni se sa trashe eshte marre ky Vendim, duke e shnderruar Gjykaten Kushtetuese ne nje Zyre te Qeverise, qe thjesht zbardh vendimet e kesaj te fundit. Mjerim i madh vertet.

Ja Kerkesa e Qeverise, qe citohet edhe ne vendimin e zbardhur te Gjykates Kushtetuese si me poshte:

” 20. Subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mënyrë të përmbledhur, ka prapësuar si vijon:
20.1. Gjykata nuk ka juridiksion për të shqyrtuar asnjë lloj pretendimi për mënyrën e mbajtjes dhe/ose zhvillimit të zgjedhjeve vendore”.

Ja dhe Vendimi Perfundimtar i Gjykates Kushtetuese, qe ngjan si dy pika uji pikerisht me ate, qe ka kerkuar Qeveria:

 “73. Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues”.

Gjykata Kushtuese per kete ceshtje kaq te qarte zgjodhi haptas qeverine dhe ju kundervu hapur ODIHR, Bundestagut Gjerman, SHBA,Bashkimit Europian dhe Keshillit te Ministrave te BE.

Te gjithe keta jane shprehur shume qarte, prere dhe pa ekuivok se eshte detyre vetem e Gjykates Kushtetuese te shqyrtoje dhe vendose per kete problem kaq te rende kushtetues te votimeve moniste dhe te paligjshme e te padekretuara nga Presidenti.

🔴 Ja cfare thoshte ODIHR ne raportin perfundimtar per votimet moniste te 30 qershorit te vitit 2019:

“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”

“Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës”

“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor”.

🔴 Ja cfare thoshte Bundestagu Gjerman ne 26 shtator 2019 ne Rezoluten ne mbeshtetje te hapjes ne Negociatave si nje nga Kushtet ishte vendimi per lokalet pika 7:

“7 – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019; në rast se zgjedhjet duhet të përsëriten, atëherë ato duhet të mbahen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor”.

🔴 Ja cfare deklaronte ne emer te SHBA Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ne 28 qershor 2019 per zgjedhjet lokale:

“Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë”.

🔴 Ja cfare thoshte Parlament Europian ne Rezoluten e 19 qershorit te vitit 2020 duke percaktuar si kusht te 12 ne mes 15 kushteve per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE per Shqiperine:

“12- Vendim final për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019”.

🔴 Ja cfare thoshte Keshilli i Ministrave te BE ne 24 mars 2020 duke percaktuar si kusht per hapjen e Negociatave se:

“Gjykata Kushtetuese duhet të ketë marrë vendim përfundimtar në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019”.

Por Gjykata Kushtetuese rilindase vendosi te mos degjoje “budallenjte” e ODIHR,te Bundestagut,Te SHBA, te Parlamentit Europian dhe Keshillit te Ministrave te BE, por vendosi te degjoje te ” zgjuarit” e Qeverise e te zbardhe fjale per fjale ate, qe deshen ata.