Reporter pa Kufi: Media intimidohet, problem ligji i shpifjes

349
Sigal

OKB, OSBE dhe OAS publikojnë raportin. Mediat, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare kryqësojnë Shqipërinë

Raporti i Reportetëve Pa Kufij për 2020 për Shqipërinë: Media intimidohet, problem ligji i shpifjes

 Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Lirinë e Mendimit dhe Shprehjes, Përfaqësuesi i Lirisë së Medias i OSBE, si dhe Raportuesi i Posaçëm për Lirinë e Shprehjes i Organizatës së Shteteve Amerikane, kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet në epokën dixhitale. Organizmat ndërkombëtare ngrenë shqetësime për keqpërdorimin e medias, por edhe për faktin se shumë shtete po miratojnë ligje, që kufizojnë lirinë e shprehjes, zgjerojnë kontrollin e Shtetit mbi median, si dhe kufizojnë lirinë e internetit.

Rekomandime e Përgjithshme

Shtetet duhet të miratojnë një kuadër rregullator dhe institucional që nxit median e lirë, të pavarur dhe të larmishme, si në sektorin e medias tradicionale ashtu edhe në atë të medias dixhitale, që të jetë e aftë t’iu ofrojë zgjedhësve akses në informacion të plotë, të saktë dhe të besueshëm rreth partive, kandidatëve dhe procesit zgjedhor në tërësi; Shtetet duhet të nxisin aksesin efektiv në internet dhe në teknologji dixhitale për të gjitha pjesët e popullsisë, edhe duke ngushtuar hendeqet dixhitale me bazë gjinie, race, përkatësie etnike, aftësie të kufizuar, statusi socio-ekonomik dhe baza të tjera, si edhe duke miratuar kritere dhe politika të qarta që garantojnë respektimin e parimit të paanshmërisë së rrjetit.Shtetet duhet të garantojnë që çdo kufizim që i vihet lirisë së shprehjes gjatë periudhave zgjedhore të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare lidhur me tri kriteret testuese të ligjshmërisë, legjitimitetit të qëllimit, si edhe nevojës, e cila nënkupton si vijon:Nuk duhet të ketë censurë paraprake të medias, as përmes mjeteve si bllokimi administrativ i faqeve të internetit mediatike apo bllokimi iinternetit; Çdo kufizim i të drejtës për të përhapur deklarata zgjedhore duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku figurat publike duhet të kenë detyrimin të tolerojnë masë më të lartë kritike dhe mbikëqyrjeje sesa qytetarët e thjeshtë; Çdo kufizim që i vihet medias kur raporton mbi sondazhe të opinionit publik gjatë zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje rigoroze edhe me tri kriteret testuese. Aktorët shtetërorë nuk duhet të përdorin kurrë pozitën apo fuqinë e tyre për të ndërmarrë masa për të ndikuar padrejtësisht te raportimi i medias, përfshirë këtu edhe gjatë zgjedhjeve, qoftë me masa të drejtpërdrejta siç është licencimi i medias ose ushtrimi i kontrollit mbi median publike apo rregullatorët e medias, apo me masa të tërthorta si kufizimi i aksesit në letër shtypi, në frekuenca radiofonike apo në mundësinë e operatorëve mediatikë që të shpërndajnë produktet e tyre lirshëm në mbarë vendin. Aktorët shtetërorë duhet t’i garantojnë medias që të gëzojë qenësisht aksesin te burimet zyrtare të informacionit dhe te kandidatët që garojnë për post publik, si edhe që të mos përballet me pengesa të padrejta gjatë përhapjes së informacionit dhe ideve, përfshirë këtu gjatë pandemisë së shëndetit publik COVID-19, duke përfshirë edhe zbatimin e parimeve të kësaj Deklarate të Përbashkët.

Mbulimi i zgjedhjeve nga media

Mediat, si ato tradicionale edhe ato dixhitale, përgjatë periudhave zgjedhore,duhet të përjashtohen nga përgjegjësia në lidhje me shpërndarjen e deklaratave të bëra drejtpërsëdrejti nga partitë apo nga kandidatët, përveç rasteve kur këto deklarata janë gjykuar posaçërisht si të paligjshme nga një gjykatë apo trupë rregullatore e pavarur dhe e paanshme, ose kur këto deklarata përbëjnë nxitje për dhunë dhe organet e medias kanë pasur mundësi të vërtetë të parandalojnë shpërndarjen e tyre. Çdo trupë administrative, e cila ka autoritetin të mbikëqyrë rregullat në lidhje me mediat përgjatë periudhave zgjedhore, duhet të jetë e pavarur nga qeveria dhe vendimet e saj duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor në kohë. Nuk duhet të lejohet drejtimi me anë të medias i reklamave politike të synuara, në bazë të të dhënave personale, ndaj individëve, veçanërisht përgjatë periudhave zgjedhore, përveç rasteve kur këta individë japin pëlqim për përdorimin e të dhënave të tyre personale për atë qëllim.

Kufizimet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias gjatë zgjedhjeve

Shtetet kanë një detyrim të veçantë të ndërmarrin masa të shpejta dhe të efektshme për të parandaluar, mbrojtur, hetuar, ndjekur ligjërisht dhe ndëshkuar sulmet, kërcënimet, frikësimet dhe ngacmimet, qofshin jashtë rrjetit apo në rrjet, ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë te medias, përfshirë këtu edhe ndaj pronës apo familjes së tyre, përgjatë periudhave zgjedhore, veçanërisht kur përfshihen ose kur mund të përfshihen aktorë shtetërorë. Ndërmjetësit në rrjet nuk duhet të jenë përgjegjës për dezinformimin, informimin e rremë apo keqinformimin e shpërndarë në platformat e tyre, përveç rasteve kur ata ndërhyjnë posaçërisht në përmbajtje ose kur nuk zbatojnë urdhrat e detyrueshëm për heqjen e asaj përmbajtjeje.

Qasja në informacione që kanë të bëjnë me zgjedhjet

Aktorët shtetërorë, përfshirë këtu edhe ata përgjegjës për normimin e zgjedhjeve, duhet të jenë plotësisht transparentë në lidhje me marrëveshjet apo partneritetet e tyre në lidhje me zgjedhjet, qofshin ato zyrtare apo jozyrtare, me ndërmjetësuesit në rrjet dhe, veçanërisht, me kompanitë e mediave dixhitale dhe sociale.

 Palët e tjera të interesit

Transmetuesit nuk duhet të ndërhyjnë në transmetimin e përmbajtjes zgjedhore të palëve të treta, përveçse kur ata janë urdhëruar ta bëjnë këtë nga një gjykatë ose një organ rregullator i pavarur dhe i paanshëm (përfshirë edhe ato me natyrë administrative), ose kur janë thuajse të sigurt se kjo është e nevojshme për të parandaluar një dëm të qenësishëm që mund t’i bëhet një interesi legjitim, si për shembull përmes një akti dhune. Partitë, politikanët dhe kandidatët nuk duhet të ndërmarrin hapa që kufizojnë mundësitë e mediave dhe gazetarëve për të disponuar komunikimet publike që ata bëjnë në lidhje me zgjedhjet. Mediat, si ato tradicionale, ashtu edhe ato dixhitale, duhet të bëjnë transparente metodologjitë e përdorura për çdo sondazh të opinionit publik që ato kryejnë ose për të cilin raportojnë.