Burgosja e Lefter Kokës, Erebara: Kjo skema më e madhe korruptive në historinë e re të Shqipërisë, hetimet të cekëta

207
Sigal

Gazetari Gjergj Erebara në intervistë me Skype, foli për arrestimin dhe burgosjen e ish-ministrit Lefter Koka për dosjen e inceneratorëve.

Erebara theksoi se Koka është burgosur për skemën më të madhe korruptive në historinë e re të Shqipërisë, duke shtuar se hetimet e SPAK kanë qenë të cekëta.

“LSI ka bërë denoncim dhe SPAK nuk ka bërë asgjë përveç asaj që është denoncuar me dokumente. Çfarë ka bërë SPAK për 9 muaj? Kemi skemën më të madhe piramidale të historisë së re të Shqipërisë, që mbyllet në mënyrë të perciptë, që janë 3 persona përgjegjës. SPAK duhet të dijë se nga ka rrjedhur informacioni, që këta persona janë arratisur.

SPAK nuk ka sekuestruar dhjetëra mijëra miliona euro para që janë në lojë. Nuk e kuptoj pse SPAK ka pritur nëntë muaj, sepse faktet janë zbuluar nëntë muaj më parë nga një parti politike, nuk e di pse duhet të pritej akoma. Hetimet janë shumë të percipta. Skema e përdorur është shumë banale. Është një grup incineratorësh, janë bashkë, nuk janë çështje të ndara”, deklaroi Erebara.