Tritan Shehu: “Ballkani i hapur” nuk mund të ringjallet dhe as të “varroset” në Tiranë!

172
Sigal

Inisiativa “Ballkan i hapur” a “Minishengen ballkanik”, ne realitet “Jugosllavia e Re” eshte tashme nje projekt i “vdekur”.
Ai lindi nga Vucic, u mbeshtet nga Rama dhe Zaev, duke mos gjetur asnje perkrahje me tej.
Jo vone dhe elektorati i MV rrezoi Zaev duke votuar edhe kunder ketij projekti.
Keshtu kjo forme vuciciane “Ballkani” realisht u tret, gje qe u verifikua ne takimin e fundit te Novi Sad, apo ne ate ”on line” ne Beograd, kur dhe Vucic e braktisi duke zgjedhur Putinin si pjese e Unionit EuroAsian qe eshte.
Ndersa Presidenti i MV nga Prishtina i dha “colpo di grazia”.
Pra dhe ai vend, me Zaev ish Kryeminister, eshte de facto jashte kesaj inisiative.
Takimi te henen ne Tirane eshte nje takim bilateral Rama-Vucic mbi renojat e nje projekti te deshtuar antieuropeist, qe nuk i ngel tjeter, vecse te varroset.
Por jo ne Tirane!
“Trupi” i tij nuk ka asgje te perbashket me vendin tone e aspiraten tone europiane e perendimore.
“Varri” i tij mund te jete ne Beograd, aty ku lindi, per reminishencat e te cilit u krijua.
Tashme eshte e qarte se jo vetem Shqiperia, por dhe MV, vendet e Rajonit, mbeshtesin e pranojne si forma bashkepunimi vetem projektet e Brukselit si psh ai i Berlinit, te domosdoshme keto edhe per procesin tone te integrimit.
Shqiperia nuk ka pse te behet pjese as dhe e ”ceremonise mortore” te atij procesi te bazuar mbi endra te vjetra nacionaliste serbe e lindore, qe ishte i destinuar te vdiste qe me lindjen e tij.
Se per “ringjallje” as qe behet fjale, ai tashme eshte ne “vdekje biologjike”.