Dr. Ina Zhupa: Faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së përfundon më 15 korrik

351
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së

 Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Dr. Ina Zhupa zbardhi dje edhe  procesin e kandidaturave për deputetë dhe kryebashkiakë ku faza e parë e procesit të përzgjedhjes sipas saj përfundon në mes të Korrikut, ndërsa ka sqaruar edhe se si po vijon procesi. Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së: “Ne jemi në konsultime të vazhdueshme me ekspertët gjermanë të CDU-CSU-së, ndërsa me drejtimin e Lulzim Bashës do të zbatohen të gjitha pikat programore. Ne jemi për taksë të sheshtë dhe zbatimi i saj është provuar edhe më parë nga Partia Demokratike, e cila ka si objektiv kthimin e parave në xhepat e shqiptarëve dhe jo në xhepat e një grushti oligarkësh. Janë sjellë modele nga BE-ja dhe SHBA-ja për demokratizim të partisë, secili mund të jetë nesër kandidat, mund të vetëkandidohet, përveçse ta kandidojnë të tjerët. Çon vetëm në atë që është vota kontestuese. Partia nuk do ta heqë nga lista kandidatin  kur 20% e voton kundër. Nuk hiqet nga posti, nga PD. Ne jemi në fazën e parë dhe deri më 25 Korrik është faza e parë e kandidaturave që do të propozojë anëtarësia për kandidat për deputet dhe kryetar bashkie. Lulzim Basha nuk ka larguar askënd nga Partia Demokratike. Nëse dëshira e dikujt është vetëm lista e kandidatit për deputet, kjo tregon interesin e momentit ,e jo për një ideal. Mendoj se kësaj radhe balanca është bërë shumë mirë, sepse nuk ka më mirë se balanca që vendos anëtarësia, kjo e fundit e ka dy herë në dorë, të të nominojë dhe të të skualifikojë ,apo jo nga lista. Nuk mund ta zgjidhte këtë asnjë individ. Bashës nuk mund t’i thotë njeri pse kjo, a pse ajo. Duhet të qëndrojmë  sa më neutral, në mënyrë të tillë që ata të bëjnë zgjedhjen e tyre të pandikuar, dhe në fund të nxjerrim edhe mësime. Ne sot, mua psh, kam një nga degët, sot filluam punën dhe si ditë e parë vijuam mirë. Në fund do të bëjmë një rezyme nëse ka gjëra për t’u përmirësuar. Mendoj se  kishte  njerëz që kishin eksperienca të ndryshme që vinin për të kontribuar në PD-ë. Nuk i mungojnë  PD-së intelektualët, pedagogët, shoqëria civile, gazetarët. E mbështesin dhe e mbështesin vazhdimisht, këto kontribute duhet të përkthehen qoftë në parlament, qoftë në bashkitë. Ajo që i mungon PD-së është se sot nuk gjen një kriminel, të gjithë të tjerat, profesionet, njerëzit me integritet janë aty. Janë të mirëpritur të gjithë sipas asaj ku e shikojnë veten, por edhe aty ku anëtarësia e fton për të kontribuar”, tha demokratja. 2017-a  ishte një test, testi tjetër ishin zgjedhjet e 30 qershorit. Ata qytetarë që nuk u bënë pjesë e zgjedhjeve moniste, do të thotë se janë 85% e shqiptarëve që i kanë refuzuar. Është puna jonë dhe e ekipit të anëtarësisë dhe programit dhe e kryetarit Basha që këtë 85%,  t’i përkthejmë në votë pro ndaj opozitës së bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.