Dr. Ina Zhupa: Dështimi i Qeverisë në arsimin shqiptar. Kriza dhe papërgjegjshmëria e Ministrisë së Arsimit

109
Sigal

Dështim në menaxhimin e ngjarjeve të rënda dhe neglizhenca ndaj interesave të nxënësve dhe mësuesve

Dr. INA ZHUPA

Deputete e Partisë Demokratike

 

Ministria e Arsimit, drejtuar nga Ogerta Manastirliu, ka dështuar të sigurojë një sistem arsimor të qëndrueshëm dhe të sigurt. Qeveria ka shpërfillur problemet reale të shkollave, duke e kthyer arsimin në një institucion ku propaganda zëvendëson vëmendjen ndaj cilësisë së mësimdhënies dhe mirëqenies së nxënësve. Pavarësisht premtimeve për përmirësime, faktet e fundit tregojnë se krizat e sigurisë dhe papërgjegjshmëria institucionale janë në rritje.

Ti karrigen tënde e ke shfrytëzuar vetëm që t’i bësh dëme qytetarëve shqiptarë. Një ministre që ka rekorde për “hajdutësi”, vjedhje dhe fatkeqësisht dhe për vdekje, nuk vjen këtu për morale …shqiptarët dëmtohen më shumë nga vjedhja që i bën fondeve publike se sa fjala e një opozitari që mbron interesat e publikut.

Nuk e kishim parë të ngrintë probleme për arsimin në shkolla, e pamë vetëm kur iu rrezikua karrigia e vet, kur i kërkuam dorëheqjen e kuptuam që ishte ministre e Arsimit dhe fajtorin e gjeti te opozita dhe TikTok.

Nëse një nga ata dy djemtë do kishin fituar një medalje në sport e arte, e para që do merrte meritat do ishte Ogerta. Ama kur ndodh një ngjarje e rëndë për papergjshmëri të institucioneve, atëherë Ogerta nuk ka faj. Në suksese të parët, në dështime faji jetim.

Shkollat janë më shumë të angazhuara të caktojnë njerëz, që merren me like dhe share sa futet Ogerta Live në facebook sesa të merren me mirëqënien e nxënësve.

Flisni ju për TikTok që gjithë fushatën e keni bërë në TikTok. Ku “yjet” e Tik Tokut “ hanë, pinë dhe bëjnë kosha” në zyrën e kryeministrit. Filloni ju jepni shembullin , shfrytëzoi ti rrjetet sociale dhe teknologjinë që të rinjtë të marrin leksione, që të përçohen mesazhe pozitive.

Ndryshoni kurikulat, fusni edukimin mediatik, fusni lëndët që i përgjigjen zhvillimit të shoqërisë. Të jepni në shkollat shqiptare hapësirën ku çdo i ri të ketë mundësi të shfaq talentin, të ketë aktivitete ekstra-kurikulare. Shkolla të gëlojë nga aktivitete. Dhe jo shkolla me dy turne, ku fëmijët rrinë vetëm 3 orë në shkollë dhe më pas prindërit nuk dinë as ku t’i çojnë. Shkollë duhet institucion, për të dhënë dije, por edhe për të formuar personalitetin e fëmijëve.

Mësuesi mos jetë mësuesi i letrave, por mësuesi i shpirtit. Mos ketë mësuesi merakun e sistemin SMIP, që e plotëson edhe me lekët e veta por të ketë merakun se çfarë dijesh dhe çfarë pasionesh ka nxënësi.

Që ai mësues të ketë mendjen te nxënësi duhet të jetë një mësues që:

1- Duhet jetë mësues profesionist dhe jo mësues patronazhist, se ju i keni kthyer në çerdhe patronazhistësh.  2- Të jetë një mësues i mirëpaguar, që mos ketë hallin se si do ja dalin fëmijët e tij dhe çdo ju jap në darkë. Se kur si del ekonomikisht për fëmijët e vet nuk do e ketë mendjen te mirëqenia e fëmijëve të tjerëve.

3- Edhe duhet të jetë një mësues, që trajtohet me dinjitet dhe jo thjesht një mësues që përdoret për like e share.

Nuk i bën dot këto të treja ti. Nuk i bën dot se s’ke as aftësinë, as moralin dhe veprimet e tua të 12 viteve e tregojnë qartë që nuk je për atë vend.

Në mes të krizave të mëdha, ku nxënësit përballen me një sistem arsimor të shpërbërë dhe me mungesë sigurie, Ministria e Arsimit ka injoruar kërkesat e shumta të prindërve dhe mësuesve për përmirësimin e kushteve. Ngjarjet tragjike të shkollës “Fan Noli” janë një dëshmi e papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të sistemeve të sigurisë. Po ashtu, praktikat e pagesave të prindërve për shërbime themelore si rojet dhe ngrohja janë një provë tjetër e dështimit të shtetit për të garantuar arsim falas dhe të sigurta për të gjithë.

Ajo nuk ishte një ngjarje e papritur, që u fut një i çmendur dhe bëri gjëmën. Ajo është ngjarje e paralajmëruar dhe një sindromë e një sistemi arsimor të dështuar.

Një sistem që me demek i ndajnë nxënësit sipas vendbanimit me e-albania, si e shpjegon që në shkollën Fan Noli ishin nxënës nga Sauku, nga Kombinati, nga gjithë Tirana?! Si u regjistruan Ogerta?

Si ka mundësi se ka dal audio që gjithë e dinin që ishin me thika me vete dhe oficeri i sigurisë nuk bëri asgjë? Si e shpjegon Ogerta? Si ka mundësi?

Si ka mundësi që nuk i lajmëroi askush prindërit? As psikologia, as mësuesja, as drejtoresha?

Si ka mundësi që brenda kësaj që thoni ju perimetri i sigurisë nuk kishte këmbë të gjallë autoriteti shtetëror, jo vetëm për të shmang ngjarjen, por edhe për të reaguar për ta çuar me urgjencë djalin?

Fatkeqësia e institucioneve që ke drejtuar ti, e ka ndjekur të gjorin Martin. Me një urdhër që ke lëshuar ti, që vazhdon edhe ministria aktuale, të gjithë urgjencat shkojnë te Trauma. Ndërkohë që shkolla Fan Noli ishte shumë afër QSUT, por u detyruan të bëjnë trafikun e Tiranës për në spitalin ushtarak, sepse një ministre e paaftë ka dhënë këtë urdhër. Edhe ka më shumë rëndësi urdhri jot se jeta e njerëzve. Nuk është prioritet jeta, po burokracia.

A e di ti që vetëm 27% e shkollave drejtohen nga individ të certifikuar? Se të tjerët i keni patronazhist.

Nëse ministret e tjera kanë pasur një udhëzim për kualifikimin dhe punësimin e mësuesve në vit, ose një për dy vjet. Ogerta është aq e aftë sa bëri 3 udhëzime për 4 muaj, se harronte psh vjetërsinë e mësuesve, edhe tak ndryshonte prap duke rritur pasigurinë te mësuesit.

Pagat e mësuesve po ashtu i ka prekur grupin dhe kategorinë duke i hequr atë pjesë financiare që ju takonte, nga 14.000 lek e coi në 12.000 lek dhe 10,000 lek.

Çdo gjë është bërë kundra interesit të fëmijëve dhe mësuesve. Protestojnë prindërit dhe kanë 8 kërkesa dhe t’i i injoron dhe medemek po pyet ca prindër të tjerë që për çudi nuk doli asnjë të ketë ndonjë vërejtje për qeverinë ose për ty. Të gjithë paskan hallin e tik tokut sipas teje.

Çfarë dhembshurie flet ti Ogerta që zgërdhiheshe me Mirelën dhe Belindën ditën e vrasjes?

Çfarë dhembshurie flet ti kur nuk ndërpreve mësimin në shkollën Fan Noli as ditën pas, për të kuptuar situatën psikologjike të nxënësve?

Çfarë dhembshurije flet ti kur mësuesit nuk ju përgjigjen prindërve as në telefon?

A është akuzë znj Manastirliut që prindërit paguajnë 10 mijë lek për rojet e shkollës në muaj, në shkolla në Durrës, në Tiranë, në Fier? A është akuzë apo e vërtetë?

Është e vërtetë se nuk e garanton ti rojën.

A është akuzë që prindërit në zona të Shqipërisë paguajnë vet për ngrohjen? Jo, është e vërtetë.

A e ke lexuar ti çfarë të thotë INSTAT? Që me gjithë gënjeshtrat që thotë nuk e fsheh dot që arsimi publik nuk është falas siç e kërkon kushtetuta.

Në vitin 2023 një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 3209  lekë në muaj ose 38,503 lekë në vit.  Ndërmjet vitit 2021 dhe 2023 shpenzimet për arsimin në vlerë u rriten me 16% për familje.

Pse? Se të duhen ty paratë për zyra luksi dhe nuk i çon te fëmijët.

Ogerta nuk ikën po nuk iku Rama. Se kjo është filozofia e tyre. Janë të gjithë njëlloj hajdut.

1 hajdut quhet një hajdut

2 hajdut quhen dy hajdut

Ndërsa 17 hajdut quhen qeveria e Shqipërisë.