Pak orë para protestës, videomesazhi i ri i Bashës: Arrogancës iu përgjigjëm me refuzim, padrejtësisë – me qëndresë!

470
Sigal

Vetëm pak orë para protestës kombëtare, Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është drejtuar me një videomesazh të ri qytetarëve shqiptarëve,  në të cilin thekson: “Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë!”

Në mesazhin e tij në Fb, Basha shkruan: Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lemë trashëgim fëmijëve!

Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! 8 korrik Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas!  Rama i

Në videomesazhin në vijim të thirrjes drejtuar qytetarëve thuhet:

Arrogancës dhe shpërfilljes, ju përgjigjëm me refuzim

Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë

Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.

Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja.

Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë.

Bashkë për të ardhmen, bashkë për Shqipërinë.