Pas pavarësisë, ekipit të futbollit të Flamurtarit, shkolla tregtare e Vlorës është një ikonë e historisë së Vlorës.Nuk besoj se Shkolla Tregtare e Vlorës do të zhduket bashkë me të dhe historia e saj, thjesht për të ndërtuar disa pallate, apo ndonjë hotel. Do të mjaftonin me pak 5 për qind e investimeve të pa përfunduara në vitin 2024 për të kompesuar ish pronarët dhe për të shmangur shkatërrimin e kësaj shkolle simbol.
Ky është një Apel Publik për qytetarët, deputetët dhe këshilltarët e Këshillit bashkiak të Vlorës, pavarësisht përfaqësimit partiak si edhe për intelektualët vlonjatë kudo që janë.
Mos e vrisni historinë e Vlorës!
Mos e prish shkollën tregtare të Vlorës.
Pas pavarësisë, ekipit të futbollit të Flamurtarit, shkolla tregtare e Vlorës është një ikonë e historisë së Vlorës.
Nuk besoj se Shkolla Tregtare e Vlorës do të zhduket bashkë me të dhe historia e saj, thjesht për të ndërtuar disa pallate, apo ndonjë hotel.
Këtij apeli po i bashkangjit edhe dy dokumente arkivore.
Jo vetëm autoritetet vendore, duhet të jenë shumë të kujdesshme për të sqaruar pronësinë e tokës ku është ndërtuar shkolla tregtare. Në të gjitha rastet e mëparshme është vërtetuar se qeveria italiane edhe në periudhën e fashizmit nuk ka kryer ndërtime ushtarake në Shqipëri pa e blerë më parë tokën. Vlora ka pasur probleme që në vitet e para të demokracisë pasi disa ish pronarë vlonjatë kërkuan të trajtoheshin si pronarë në procesin e privatizimit të investimeve mbi tokën e tyre. Rasti tipik u bë i qartë në procesin e privatizimit të Hotel Adriatikut, turizmit të Vlorës. Ishin disa ish pronarë vlonjatë, që raportuan tek qeveria se ish pronarët e tokës ku ishte ndërtuar Hotel Turizmi ja kishin shitur tokën e tyre qeverisë italiane, e cila kishte bërë pagesën.
Me përfitimin e kundravlerës së tokës tek qeveria italiane pronarët e tokës e humbën statusin e ish pronarit.Vendet e huaja nuk investojnë kryesisht pa blerë tokën. Ka një histori që e vërteton këtë parim themelor në rastin amerikan në investimin e tyre në qendrën më të madhe të studimeve në fushën e sigurisë, në qëndrën “George Marshall”. Autoritetet amerikane iu bashkuan këtij projekti të përbashkët duke filluar me blerjen e tokës. Kanë kaluar shumë kohë që kur qeveria gjermane kërkon që toka në territorin e saj t’i kthehet Gjermanisë. Por kjo deri tani rezulton e pamundur ,sepse qeveria amerikane e ka blerë tokën. (https://www.marshallcenter.org/en)
Dokumenti i dytë është vendimi në vitin 1954 i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut Vlorë , që e kalon shkollën tregtare tek Bashkimi i Artizanëve, për ta përdorur për rigjallërimin e Shkollës Tregtare. Në hyrje të këtij vendimi theksohet se “ Komiteti në këtë rast konstaton se ish shkolla tregtare për qytetin e Vlorës përfaqëson një traditë dhe kjo të mos zhduket..”
Edhe nëse është tokë private – asnjë ish-pronar nuk mund ta pengojë qeverinë ta shtetëzojë atë për interesa publike, ku interesi më i mirë dhe afatgjatë për çdo komb është mire-arsimimi.
Me miliarda lekë shpenzohen për kompensimin e pronarëve të tokave ku po ndërtohet infrastruktura dhe nuk ka fonde për të shtetëzuar një shkollë për interesa publike??
Në vendet moderne, milionerët ndërtojnë shkolla, spitale, biblioteka. Në Shqipëri disa biznese, disa qeveritarë apo ish-qeveritarë, të verbuar nga babëzia e tyre, nuk po ndalen në shkatërrimin e shkollave, por edhe shumë pasurive të tjera të trashëgimisë tonë në fushën e kulturës dhe edukimit.
Do të mjaftonin me pak 5 për qind e investimeve të pa përfunduara në vitin 2024 për të kompesuar ish pronarët dhe për të shmangur shkatërrimin e kësaj shkolle simbol.
Në vendet moderne, milionerët ndërtojnë shkolla, spitale, biblioteka. Në Shqipëri disa biznese, disa qeveritarë apo ish-qeveritarë, të verbuar nga babëzia e tyre, nuk po ndalen në shkatërrimin e shkollave, por edhe shumë pasurive të tjera të trashëgimisë tonë në fushën e kulturës dhe edukimit. Misioni i shkollës është edukimi i mirë për brezat. Përfitues të mirë edukimit nuk janë vetëm individët, por përfitojnë shumë edhe komuniteti dhe shoqëria.
Fakti që shkolla tregtare është e vjetër dhe kërkon shumë para për mirëmbajtje është absurd. Vendet me kulturë historike shpenzojnë miliona për të rikthyer ikonat e historisë së tyre.
Kur presidenti i Universitetit të Harvardit, Larry Summer u pyet nga një student për sfidat e së ardhmes së Harvardit, i cili ishte i frikësuar nga konkurrenca e universiteteve shumë moderne në Lindjen e Mesme, Summer u përgjigj se ata do të kenë një infrastrukturë më të mirë se ne, por atyre u mungon netëorku i 300 viteve histori të Harvardit.
Sot në një botë të globalizuar, për mësuesit dhe nxënësit netëorku i shkollës, janë përfitimi më i madh. Takoj shumë kolegë nga e gjithë Shqipëria që kanë studiuar në Shkollën Tregtare dhe në shkollën e mesme të Mjekësisë në Vlorë. Të gjithë ndihen të përmallur për shkollën dhe Vlorën. Historinë e tyre me shkollën tregtare të Vlorës duhet ta trashëgojnë edhe familjet e tyre. Ata janë nga promovuesit më të mirë të Vlorës. Opinioni publik i Vlorës më shumë se çdo gjë tjetër duhet të protestojë dhe të ndalojë shkatërrimin e kësaj shkolle kaq të lidhur me historinë e Vlorës.
Dokumenti i dytë është vendimi në vitin 1954 i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut Vlorë , që e kalon shkollën tregtare tek Bashkimi i Artizanëve, për ta përdorur për rigjallërimin e Shkollës Tregtare. Në hyrje të këtij vendimi theksohet se “ Komiteti në këtë rast konstaton se ish shkolla tregtare për qytetin e Vlorës përfaqëson një traditë dhe kjo të mos zhduket..”
Fatkeqësisht Vlora mbeti për 30 vjet ( 1997-2027) pa një bibliotekë për publikun e gjerë. Që nga viti 1997, biblioteka e Vlorës nuk ka mundur të ofrojë mundësitë e një biblioteke për një qytet në rritje. Sigurisht që është shumë mirë që po bëhen investime tani për një qendër të dijes në qendër të Vlorës. Por investimet e qeverivë përcaktohen nga dobia sociale. Dhe dobia më e madhe vjen nga edukimi i mirë, ku bibliotekat kanë një mision të jashtëzakonshëm, pavarësisht nga forma fizike apo dixhitale.
Sfida për mbrojtjen e shkollës tregtare të Vlorës do të jetë një kufi ndarës midis të babëziturve dhe opinionit publik vlorëdashës për interesa kaq fisnike për Vlorën dhe të ardhmen e saj, jo vetëm si krye qyteti i pavarësisë dhe zona heroike e çlirimit të vendit, por edhe si një qendër e rëndësishme e kulturës, arsimit dhe shkencës.