Dr. Erion Dasho: Ku e gjejnë paturpësinë që mbrojnë të pambrojturën?

218
Sigal

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho ka shpërthyer ndaj përfaqësuesve të mazhorancës që sipas tij po mbrojnë të pambrojturën. Sipas tij, situata me pandeminë Covid-19 në Shqipëri sot është njësoj si Lombardia dhe Ëuhani në kulmin e tyre. Dr. Erion Dasho:Unë nuk do të thosha ku kemi gabuar por ku nuk kemi gabuar. Pra, asgjë nuk është bërë siç duhet në këtë pandemi. Dhe mua më vjen çudi kur shikoj përfaqësuesit e qeverisë dhe nuk e kuptoj ku e gjejnë guximin që dalin para publikut. Madje do të thoja, jo guximin por paturpësinë. Ku e gjejnë paturpësinë që dalin para publikut dhe mbrojnë atë që nuk mund të mbrohet sot. Sot, spitalet janë plot. Situata sot është si në Ëuhan dhe në Lombardi. Vetëm se qytetarët shqiptarë nuk po shkojnë në spitale si qytetarët kinezë apo italianë sepse janë tmerruar nga cilësia e shërbimit që gjejnë në këto spitale. Dëgjojmë gjithmonë e më tepër familjarë që thonë “ç’fat të kem po të paktën kujdesem në shtëpi”. Se po të shkojnë në spital nuk marrin kujdes. Ka një vit që, ne që jetojmë dhe punojmë jashtë, këshillojmë testoni, gjurmoni dhe trajtoni. Nuk u testua, nuk u gjurmua, nuk ka trajtim. Sa i përket vdekjeve dhe manipulimit që po tentohet tu bëhet sot, jo janë çregjistruar të Greqisë jo nuk janë çregjistruar të Anglisë. Llogaritet vdekshmëria shtesë. E njëjta situatë që ka qenë vjet, është edhe sivjet. Pse në dhjetor të 2020-ës u kujtuan shqiptarët e Greqisë të çregjistrojnë qytetarët që vdesin në Greqi?! Po në 2019 nuk është bërë i njëjti veprim? Nuk mbrohen dot.