Dr. Blenard Nonaj: Masakra zgjedhore e 25 prillit është vërtetuar! Drejtësia duhet të flasë!

315
Sigal

Ditën e sotme u vërtetua një herë e mirë, masakra zgjedhore e kryer nga qeveria “Rilindase”, në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Beratit. Pas këtij verifikimi, regoi dhe Dr. Blenard Nonaj, i cili ishte kandidat i LSI-së në këtë qark.

“Zgjedhjet e 25 Prillit u vodhën. Tmerrësisht dhe dhunshëm. Në Qarkun e Beratit u krye një masakër zgjedhore! Një masakër që deformoi dhunshëm vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë”,- u shpreh Nonaj me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Postimi i tij i plotë: 

Zgjedhjet e 25 Prillit u vodhen. Tmerresisht dhe dhunshem. Ne qarkun e Beratit u krye nje masaker zgjedhore! Nje masaker qe deformoi dhunshem vullnetin e lire te qytetareve shqiptare.

Faktet jane aty! Provat jane aty! Dolen ne shesh dhe u provuan shkencerisht dhe ligjerisht. Sot. Ne KQZ. Ne syte e te gjitheve.

Mungesa e aparatit te identifikimit elektronik te zgjedhjeve, mangesite ne dokumentacion dhe proces-verbale si dhe vertetimi qe te pakten 19 persona kane votuar 53 here jane deshmi te forta dhe te pakundershtueshme te manipulimit te turpshem qe u jane bere zgjedhjeve ne Qarkun e Beratit.

Dhe kjo eshte vetem maja e ajsbergut, pasi keto fakte kane dale vetem nga hapja e nje numri te vogel kutish. Imagjinoni nese hapen te gjitha kutite ne Qarkun e Beratit!

Imagjinoni nese hapen te gjjtha kutite ne cdo Qark te Shqiperise!

Kjo eshte nje padrejtesi e madhe qe u eshte bere qytetareve te Beratit. Masakra zgjedhore e 25 Prillit eshte vertetuar! Drejtesia duhet te flase!