Lefter Maliqi: 2 mandate të LSI-së të grabitura vetëm në Berat! Ky sekt kriminal me emrin Rilindje duhet rrëzuar me çdo mjet

76
Sigal

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hapur kutitë e parë të kontestuara të materialeve zgjedhore në Qarkun e Beratit, ku Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e mori mandatin e deputetit vetëm për 77 vota.

Gjatë këqyrjes janë evidentuar parregullsi dhe mungesë të materialeve, ku në disa prej tyre mungon raporti i PEI, procesverbalet e pjesëmarrjes në votim, mospërputhje në numrin e votuesve, fletë të dëmtuara, si dhe me mungesën e listës së zgjedhësve.

Lidhur me këtë çështje një reagim i fortë vjen dhe nga kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i cili përmes rrjeteve sociale shprehet se janë të paktën dy mandate të LSI-së në Berat që janë grabitur nga socialistët

“2 mandate të LSI-së të grabitura vetëm në Berat, janë prova të pakundërshtueshme, pasi vetëm me pak kuti të hapura ku të paktën 19 veta kanë votuar 53 herë, vërtetohet masakra elektorale e 25 Prillit. Megjithëse pati blerje masive, presione, punësime, legalizime, shtesa të përkrahjes sociale, pako ushqimore, kjo masakër nuk u ndal me votime në grup, me manipulime dhe nxjerrje të mijëra fletëve të votimit të pavlefshme. Tashmë u vërtetua qartë se Rilindja grabiti 2 mandate në qarkun Berat, imagjinoni se çfarë ka bërë në të gjithë Shqipërinë, me banditët, kriminelët, oligarkët. Ky sekt kriminal me emrin Rilindje duhet rrëzuar me çdo mjet demokratik, protesta masive deri në fitoren e demokracisë dhe votës së lirë”,- shprehet Lefter Maliqi.