Haxhi Isufi: Trupi i Lulit

315
Sigal

Po i bie shkurt pa etiketa gazetareske. Më kujtohet kur u emërua Fatmir Xhafa, Ministër i Brendshëm. PD nisi protesta dhe Luli premtonte se ai nuk do futej në atë godinë, vetëm nëse kalonte mbi trupin e tij. Fatmiri hyri dhe mender nuk pjerdhi njeri. Më vonë erdhi trau i Kukësit. Më kujtohet Luli në Kalimash duke bërtitur, si Bajram Curri. Këtu trau nuk do vihet, vetëm nëse kalojnë mbi trupin tim. Trau u vu, bile dhe Luli kur kalon andej paguan biletën pa u ndier fare.

Më vonë doli Astiri, Luli gati kalonte natë për natë andej, dhe si Miç Sokoli bërtiste se fadromat vetëm nëse kalonin mbi trupin e tij do shëmbeshin shtëpitë. Fadromat hynë ditën për diell dhe nuk e çau askush për Lulin. Bile më 25 Prill, 60% e banorëve të Astirit votuan Partinë Socialiste. Pastaj, më kujtohet Teatri Kombëtar, ku Luli shkonte në darkë dhe interpretonte Shekspirin dhe me një zë të trashë femëror bërtiste, “Më parë fadroma do kalojë mbi trupin tim pastaj të shembin Teatrin”,- dhe që të mos e zgjas, Teatri pësoi tragjedi.

Më kujtohet seriali “PD në çadër” dhe takimi i Lulit, tek për tek, për rreth katër orë me Ramën. Se çu tha e se çu fol nuk dimë gjë, vetëm në fund shtrëngime duarsh, jo si mes dy politikanëve, por mes dy të dashuruarve. Ti duhet të hapësh krahun Luli, jo për PD-në, por për ata që kërkojnë ndryshim, se Ti, Luli i ke humbur shanset për të sjellë ndryshim, nga që tek Ti, nuk kanë më besim dhe ndryshimi nis nga Selia Blu.