Doris Pack : Eurodeputetja apel deputetit të CDU, Krichbaum: Mos ndërhyni në çështjet e brendshme të opozitës shqiptare

153
Sigal

Krichbaum: Nuk do të bashkëpunojmë me PD nëse i kthehet së djeshmes. Sali Berisha: Nuk është bazuar në fakte

Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin gjerman Gunther Krichbaum, folës i Grupit Parlamentar CDU/CSU për çështjet e Bashkimit Europian i është përgjigjur pyetjes së Deutche Ëelle për bashkëpunimin me Partinë Demokratike në Shqipëri në lidhje me integrimin në BE. Krichbaum ka deklaruar se ai nuk do të mbështesë Partinë Demokratike nëse vetë partia nuk do të shohë drejt së ardhmes. “Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Pas deklaratës së deputetit të parlamentit gjerman ka ardhur reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar deklaratën si një gabim. Berisha ndër të tjera shprehet se një deputet i Bundestagut nuk mund të ndërhyjë në një proces të lirë sidomos pas informacioneve që ka të pabazuara në fakte. Berisha shtoi se e fton deputetin të ndërmarrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të tij për të faktuar shpifjet e Sorosit pasi do ta vlerësonte një gjë të tillë. Krichbaum gjatë intervistës së tij shkoi edhe më tej duke deklaruar se nëse Berisha vjen sërish në krye të Partisë Demokratike atëherë kjo parti duhet të pezullohet nga PPE, e për këtë ish-kryeministri Berisha i bën thirrje që të kontrollojë faktet që kanë të bëjnë me shpalljen ‘non grata’. Deklaratën e bujshme të deputetit gjerman Gunther Krichbaum, ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një zgjedhje jo fort të goditur. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të heqë dorë nga PD. Përmes një postimi publik, Bardhi thotë se Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë dhe të ndalojë pengmarrjen e partisë për interesat personale. Duke iu referuar deklaratës së deputetit gjerman Gunther Krichbaum, Bardhi thotë se nëse Berisha nuk largohet nga partia, mund të rrezikojë pezullimin e PD-së nga Partia Popullore Europiane. Ish-eurodeputetja  Doris Pack deklaroi se deputeti kristiandemokrat gjerman Krichbaum nuk duhet të ndërhyjë në problemet e brendshme të Partisë Demokratike, pasi nuk i njeh faktet. Sipas Pack, ambasadorja amerikane Yuri Kim, me sjelljet e saj të papranueshme, është përgjegjëse për shumë probleme brenda selisë blu. “Duke dëgjuar intervistën e zotit Krichbaum, më lindi përshtypja se ai nuk i njeh faktet e problemeve në partinë tonë simotër, PD në Shqipëri. Askush nga jashtë nuk duhet të ndërhyjë dhe mbi të gjitha të mos japë këshilla. Partia Popullore Europiane është treguar e mençur që nuk ka ndërhyrë” Më tej, Pack tha se edhe sjellja e ambasadores Yuri Kim është e papranueshme, duke theksuar se ajo është përgjegjëse për shumë probleme brenda PD. “I ftuari i huaj në Shqipëri – ambasadorja Kim- ka vepruar në mënyrë të papranueshme dhe është përgjegjëse për shumë probleme në PD. Nëse të dielën të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë për një kryetar të ri partie dhe do të shkojnë të votojnë: duhet të respektojmë personin e zgjedhur” -ka përfunduar qëndrimin e saj ish-eurodeputetja Pack.