Gjykata Kushtetuese/ Miraton marrëveshjen me Italinë për kampit të emigrantëve afrikanë. Manjani: Kemi Gjykatën më Antikushtetuese

Mesditën e së hënës 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri votuan ngushtësish 5 – 4 në favor të marrëveshjes “Rama- Meloni” për pranimin e emigrantëve nga Afrika në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohe. Përtej kundërshtimeve të shumta si nga opozita shqiptare dhe ajo italiane apo edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e konsideruan si antiligjore. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri vendosi të miratojë marrëveshjen Meloni-Rama për refugjatët. Sipas gjykatës kjo marrëveshje është në përputhje me Kushtetuesen dhe nuk ka cënim territorial. Në vendimin e zbardhur të kësaj gjykate u listuan dy arsyet që sipas kushtetueses e bëjnë të ligjshme këtë marrëveshje. Marrëveshja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, të cilët madje depozituan dy padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkonin shfuqizimin e saj pasi sipas tyre binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në Gjadër dhe Shëngjin pritet të ngrihen dy kampe për të pritur refugjatë të jashtëligjshëm. Deri në 30 mijë të tillë do të strehohen në Shqipëri. Së fundmi, Amnesty International në një deklaratë tha se “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treat; një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe refugjatëve dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”. Pasi gjykata vlerësoi se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën disa të rinj protestuan në një formë simbolike duke qëndruar si në mort përpara dyerve të gjykatës e duke vendosur edhe një kurorë mortore me emrin “Gjykata Kushtetuese”.

Manjani: Kemi Gjykatën më Antikushtetuese që kemi patur ndonjëherë

NOA

Menjëherë pas daljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i hapi rrugën marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët nga Afrika, juristi i njohur Ylli Manjani, dikur ministër i Drejtësisë reagoi ashpër në lidhje me vendimin e dhënë. Në një reagim Manjani tha: “Kemi Gjykatën më Antikushtetuese që kemi patur ndonjëherë. 5 anëtarë të saj kanë vendosur që të lejojnë një copë territor të Republikës nën administrim një qeverie të huaj. Në atë copë territor në Shëngjin dhe Gjadër do veprojnë ligjet e Republikës së Italisë. Republika e Shqipërisë vetëm mbledh ujrat e zeza. Ne presim të sqarojnë ndarjen e pushteteve, por ata ndajnë territorin. Këta kanë vënë në dyshim integritetin territorial të shtetit, ç’e kanë ndarjen e pushteteve?! E pa imagjinueshme ! Asnjë dallim nga Ruanda. Hajt shnet!” – tha Manjani.