Rama: Automoto Parku i Elbasanit, motor i ri i ekonomisë

24
Sigal

Kryeministri Edi Rama priti të hënën në mjediset e Kryeministrisë, Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem në një takim, i cili u përqendrua tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizimit. Auto Moto Park në Elbasan shënon një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri. Cirkuiti i parë shqiptar po ndërtohet me pistë 5.3 kilometra dhe një sipërfaqe prej më shumë se 500,000 metrash katrorë në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Automoto parku në Elbasan do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive. Kryeministri Rama mbi këtë takim tha: “Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit” – tha Edi Rama.