Akull në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, apeli i drejtuesve të mjeteve: Të merren masa!

25
Sigal

Temperaturat e ulëta gjatë natës kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Skuraj. Prania e ujit gjatë ditës është kthyer në akull natën pasi temperatura zbriti deri në -5 gradë Celsius.

Problem për drejtuesit e mjeteve ishte segmenti në afërsi të ish bazës së asfaltit, ku e gjithë rruga ishte mbuluar nga akulli.  Drejtuesit e mjeteve shprehen se janë përballur në befasi me praninë e akullit dhe se në orët e para të mëngjesit ka pasur mjete që kanë dalë nga rruga. Ata kërkojnë që firma mirëmbajtëse të bëjë kujdes dhe të kriposë vendet e rrezikshme ku ka prani akulli

Aksi Burrel-Skuraj vijon të jetë problematik për shkak të amortizimit të asfaltit, por edhe prani të ngricave kryesisht në afërsi të urës së Ulzës dhe Shkopet.