Dom Gjergj Meta : Më çudit fakti dhe “s’dua ta besoj që shteti është dorëzuar përballë mafies”

181
Sigal

 Deklarata e Ipeshkvit, për legalizimin e kanabisit nënkupton, se ajo do të shërbejë si “Kalë Troje“ për të justifikuar hyrjen dhe daljen e kokainës dhe heroinës, produkt i mafies ndërkombëtare të Lindjes dhe Amerikës Latine!

Dom Gjergj Meta deklaron se më çudit fakti dhe “s’dua ta besoj që shteti është dorëzuar përballë mafies”.  Deklarata e Ipeshkvit, mbi nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit nënkupton me sa duket, se ajo do të shërbejë si Kalë Troje për të lehtësuar hyrjen dhe daljen e kokainës dhe heroinës, produkt i mafies ndërkombëtare të Lindjes dhe Amerikës Latine!

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta është shprehur kundër nismës së qeverisë për legalizimin e kanabisit. Në një reagim gjatë ditës së sotme, pas deklaratave të kryeministrit Rama ai thotë se “nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike”. Në reagimin e tij, Meta e konsideron legalizimin e kanabisit si Kalë Troje i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve. “Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze. Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate”, shkruan Dom Gjergj Meta. Ja reagimi i plotw i Dom Gjergj Metës: Legalizimi i kanabisit si “KALË TROJE”… Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze. Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate. Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019). Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike. Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.