Dokumentet digjitale të Qeverisë, nuk njihen nga asnjë vend i Bashkimit Europian

198
Sigal

Qeveria shqiptare nuk është mjaftuar me komunikimet publike për të lajmëruar qytetarët se prej datës 1 Maj, shërbimet që ofrohen online nëpërmjet e-Albania dhe nuk do të ofrohen më në asnjë sportel fizikisht. Pra, certifikata personale, familjare, e lindjes, martesës etj. do të shkarkohen vetëm nga portali E-Albania. Ende kur shqiptarët janë në ethet e skandalit të patronazhistëve dhe bërjes publike e të dhënave sensitive të qytetarëve si rroga, ID, që përbëjnë  “shkelje flagrante të lirive, të drejtave ,dinjitetit njerëzor dhe të ligjeve dhe të Kushtetutës”. Të dhënat e qytetarëve që u shpërndanë, i bënë një nder krimit të organizuar dhe hajdutëve ordinerë duke u vënë në dispozicion të dhënat, që mund t’i keqpërdorin kur të duan. Në rastin e patronazhistëve SPAK mbylli hetimet pa gjetur asnjë përgjegjës, edhe pse u publikuan të dhënat sensitive të rreth 1 mln qytetarëve, ndërsa nuk dihet se çfarë rruge do të marrin hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës, pas denoncimeve të disa qytetarëve.

Gjithashtu Kryeministria ka keqpërdorur të dhënat pasi, ka filluar të kontaktojë direkt qytetarët përmes disa mesazheve SMS të dërguara në celularët e tyre në lidhje me dixhitalizimin.

Çdo vend në botë njeh si burim të drejtën administrative dhe administratën publike. Një vend pa-administratë dhe shërbime publike është krejtësisht nul. Dokumentat digitale nuk njihen sot nga asnjë vend i BE ku ne duam të aderojmë dhe OKB, pasi nuk ka marrëveshje për njohjen e këtyre dokumentave. Po kthehemi shtet monist, që nuk do na njohë askush. Kjo bëhet dhe për faktin që emigrantët dhe të rinjtë që largohen të mos ju njihet asnjë dokument jashtë shtetit.