Identifikohet personi që u gjet i mbytur në Durrës

179
Sigal

Është identifikuar personi që u gjet i mbytur paraditen e së dielës në Durrës.

Policia bën me dije se, 62-vjeçari i mbytur është shtetasi V.B., banues në Durrës.

Sipas policisë, i moshuari vuante nga epilepsia dhe gjatë këqyrjes së veprimeve nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me një shtetas të paidentikuar që u gjet i mbytur në det, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve u bë i mundur identifikimi i trupit të pajetë, shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Durrës (i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë).

Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në det.