Ndryshon trafiku në rrugën kryesore në Tiranë, si do të jetë gjatë 10 ditëve

128
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije mënyrën se si do të devijojë trafiku, teksa vijojnë punimet për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2”.

Për 10 ditë me radhë, duke filluar nga data 16 korrik në orën 08:00, bllokohet segmenti i unazës Lindore Farkë-Shkozë dhe rruga devijon në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas.

Njoftimi i ARRSH:

Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2”, sipas grafikut të punimeve, në datën 16.07.2022, ora 08:00, do të fillojnë punimet për montimin e trarëve të mbikalimit në Shkozë, si dhe punimet e asfaltimit të karrexhatës së majtë dhe të djathtë të rrugës kryesore të segmentit rrugor Farkë-Shkozë.

Për realizimin e këtyre punimeve është e nevojshme të kryhet bllokimi i segmentit të unazës Lindore Farkë-Shkozë. Përdoruesit e këtij segmenti rrugor do të devijojnë nga rruga kryesore në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas.

Në këto pika të devijimit do të vendoset sinjalistika e përkohshme orientuese për qarkullimin e mjeteve.

Kryerja e këtyre punimeve është parashikuar të zgjasë rreth 10 ditë.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për këtë devijim!

Ndryshon trafiku në rrugën kryesore në Tiranë, si do të