“Do vijmë nga Amerika në 2 mars”, Meta komentuesit: Shqiponjat kthehen në folenë e tyre

357
Sigal

Nisma e Presidentit Ilir Meta për organizimin e një tubimi më 2 mars në mbrojte të demokracisë dhe Kushtetutës ka marrë mbështetje nga gjithë shqiptarët. Qytetarët që përkrahin nismën e kreut të shtetit nuk janë vetëm në Shqipëri, por edhe shqiptarë të diasporës.

Në adresën zyrtare në rrjetet sociale të Presidentit Ilir Meta janë me qindra qytetarë që konfirmojnë se do të jenë në tubimin e 2 marsit. Mes tyre ka dhe mjaft shqiptarë që jetojnë në SHBA.

Një shqiptar që jeton në SHBA shkruan në adresën e kreut të shtetit: “Edhe ne që jetojmë në Michigan State USA, ku jemi një grup që punojmë dhe mbrojmë interesat e vendi tonë do vijmë në 2 mars atje z. President, për lirinë dhe demokracinë çdo kush lufton dhe mbron edhe pse jemi përtej Atlantikut”.

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet komentuesit se të gjithë janë të mirëpritur në 2 mars.

Mirësevini Ervis edhe ju nga Amerika më 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Shpresoj që në pak vite të kthehemi përgjithmonë. Siç e tha dhe Papa Françesku në Tiranë “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë e tyre”. Pas tubimit ju pres edhe për një kafe”,- shkruan kreu i shtetit duke lënë dhe kontaktin për të komunikuar.