Vetëvritet babai i 4 fëmijëve, ndodhej në burg për vjedhjen e 12 mijë lekëve

127

Bilbil Hasani i dha fund jetës mëngjesin e djeshëm në burgu 313 në Tiranë, ku ndodhej i arrestuar për vetëm 12 mijë lekë të vjetra.

Prej muajsh ai ndodhej në qeli, ndërsa mësohet se vuante prej vitesh nga problemet mendore.

Këtë fakt e ka bërë publik vëllai i Bilbilit, Raimond Hasani.

Ai ka treguar se Gjykata e Tiranës e ka neglizhuar totalisht gjendjen shëndetësore të 43-vjeçarit, që sipas familjarëve vuante prej 18 vitesh nga probleme të shëndetit mendor.

Hasani shprehet se vëllai i tij ka qenë me kartel, dhe se futja në izolim bëri që kushtet e tij mendore të përkeqësoheshin.

Një tjetër skandal lidhur me rastin, ka qenë dhe fakti se familja nuk është lajmëruar nga zyrtarët e burgjeve, dhe lajmi është mësuar vetëm kur nusja e Bilbilit, kishte shkuar drejt qelisë për ta takuar.