“Do përdorim mjete që hapin dyert e hekurta”, Berisha zbulon çfarë do ndodhë nesër: Po shkoj në shtëpinë time

200
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha: Nesër shumica vendos. Metodologjia? Protestë e fuqishme parësore. Ju do jeni aty, në mënyrë kategorike nuk pranojmë akt dhune. Hapja e derës me forcë nuk është akt dhune. Nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë cfarë më mbetet mua? Të shqyej derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time në mënyrën më paqësore. Do përdorim mjete të cilat hapin dyert e hekurta. Por kjo nuk është dhunë. Është hapje e derës së shtëpisë. As një qime floku nuk do i preket aaskujt. Nuk shkojmë për të cënuar askënd atje. Ai që nuk do të hyjmë aty është vetëm një, njeriu i shkarkuar nga anëtarësia.