Berisha: Do t’u tregojmë shqiptarëve se kush janë mbështetësit e Bashës

102
Sigal

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi në një emision se mbështetësit e Lulzim Bashës janë njerëz jo të lirë. 

Ish-kryeministri theksoi se shqiptarët do të njihen me emrat e tyre shumë shpejt.

Berisha tha se ata që mbështesin deputetin Basha janë njerëz të lidhur me interesa me qeverinë, ndërsa solli në vëmendje rastin e kryetarit të komanduar të PD në Durrës, i cili ka fituar tenderin e rimorkiove në Port.

“Zoti Basha është thjesht një deputet i PD. Nga ana tjetër është figura politike më e diskredituar në historinë politike të Shqipërisë në 30 vite. Ka disa njerëz që e mbështesin. Do i mësoni ju shumë shpejt dfelegatët e tij, servir mashtrime të paimagjinushme. Falenderoj gazetarin e Syrit që numëroi karriget dhe ishin 1958 karrige. Por do të mësoni edhe se kush janë emrat. Gjithçka fake. Për të gjitha këto, ati nuk përbën një problem për PD. Çfarë janë mbështetësit e tij? Nuk janë njerëz të lirë. Me analizë të garantoj se 90% e tyre janë njerëz jo të lirë dhe gradualisht ky revolucioin do të sqarojë çdo shqiptar se çfarë përfaqëosjnë, interesa të tyre të lidhura me qeverinë.

Të jap një shembull, kush është komanduar kryetar i PD në Durrës? A keni pyetur? U komandua njeriu që ka tenderin e rimorkiove të Portit, një tender i madh, s’kam asgjë me Luanin që ka tenderin. Por kam diçka shumë më tepër sepse me atë tender kanë marrë pjesë kompani më të mëdha të botës dhe Edi Rama zgjodhi Luanin. Durrësi është shdërruar në aferën miliardëshe.

Aferë që dokumentet faktojnë se është i zhyer edhe Lulzim Basha. Njëherë na tha që menaxheri i kompanisë së arabit kishte përfaqësues në Shqipëri menaxherin e kompanisë së Lulzim Bashës. Ai deklaroi se dhashë dorëheqjen. Kemi të bëjmë në Durrës në një përzierje të neveritshme aksionesh. A mundet që PD të ngelet peng i këtyre?“, tha Berisha.