Dita e parë e agjerimit/ Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë: “Pas vështirësisë vjen lehtësimi”

Përmes një postimi në facebook, Presidenti Ilir Meta ka komentuar ditën e parë të agjerimit të Muajit të Ramazanit.

“Iftari, që tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht”, shkruan Meta.

NOA

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Sot është dita e parë e agjërimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Iftari, që tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht.
Bashkoj lutjet e mia me të gjithë shqiptarët dhe në veçanti me besimtarët myslimanë kudo ndodhen, me bindjen se ditë më të mira patjetër do të vijnë.
“Pas vështirësisë vjen lehtësimi” Kuran.