Mbledhje online nga oborri, ballkoni e zyra, ku u shfaqën e kryetarët e bashkive të “bindura”

346
Sigal

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim të pazakontë me kryetarët e bashkive të gjelbërta, kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave të distancimit online.

Ata u takuan “online”, bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Ajo që ra në sy ishte sfondi i ndryshëm ku ata u lidhën në mbledhje Skype.

Ajo që tërhoqi vëmëndje ishte kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, i cili dukej se po fliste nga një ambient i jashtëm, ndërsa ai i Dibrës Dionis Imeraj u shfaq në mbledhje nga ballkoni i shtëpisë.

Pjesa tjetë e kryebashkëve të qyteteve të bindura, Pogradeci por edhe Saranda ashtu si kabineti qeveritar adresuan problemet e tyre nga zyrat e tyre.