Dinellari : Zgjedhjet në LSI, pasqyruan komponentë të harruar nga politika

322
Dr. Suela Dinellari, nënkryetare e LSI, Korçë është prononcuar në një postim në rrjetin social facebook në lidhje me votimin e brendshëm të organizuar nga LSI ditën e shtunë. Dinellari theksoi se këto zgjedhje ndër të tjera kanë pasqyruar një sërë komponentësh që arena politike shqiptare i ka harruar.
Ja postimi i plotë :
Demokratizimi i brendshëm i partive politike; forcon modelin europian për krijimin e elitave të reja udhëheqëse.
Zgjedhjet e brendëshme në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat u pasqyruan në të gjitha mediat; natyrshëm nxitën reagimin e qytetarëve të përgjegjshëm për tu bërë vëzhgues të vëmendshëm dhe pjesëmarrës aktivë në një realitet politik në evoluim progresiv të vazhdueshëm.
Ato pasqyruan mes të tjerash një sërë komponentësh që arena politike shqiptare i ka harruar:
1. TË DREJTAT DHE LIRITË KUSHTETUESE PËR TU ZGJEDHUR E PËR TË ZGJEDHUR, në këtë rast për të marrë pjesë në një proces ku zgjidhej lideri udhëheqës dhe zgjidheshin delegatët per Konventën e kësaj partie
2. PJESËMARRJEN MASIVE PËR TË SHPREHUR VULLNETIN E LIRË; në masën 80% të anëtarëve të saj;
3. VOTIMIN E FSHEHTË, dhe jo të imponuar; duke i dhënë prioritet PERGJEGJËSISË DHE LIRISË INDIVIDUALE për të zgjedhur
4. VOTIMIN ME ALTERNATIVA; PRO DHE KUNDER, votim që tangencialisht është interpretuar si votim pa alternativa.
5. VOTIMIN ON- LINE për të cilin janë bërë shumë herë pilotime dhe janë hedhur pa fund fonde…por që fatkeqësisht i janë larguar për shkak të interesit për manipulim
6. Votimin e një GRUAJE, lider udhëheqëse që fitoji auroritet dhe legjitimitet, përmes këtij procesi nga shumica e anëtarëve të rinj e të hershëm të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, forcë ekuilibruese e pushtetit politik në Shqipëri.
Në këtë kontekst, tabloja e lart përmendur na rikujton e na vendos përballë faktit se demokratizimi është proces që duhet kuptuar, respektuar dhe mbrojtur sepse siguron një strukturë legjitime politike e sociale, brenda së cilës të gjithë mund të jetojmë të përmbushur dhe të përgjegjshëm.
Kjo forcë politike dëshmoi në fakt se koha për të ndryshuar varet nga NE, qytetarët e përgjegjshëm, aktivë dhe pjesëmarrës.
Le ta bëjmë SHQIPËRINË SHTËPINË TONË!
Sigal