Deputeti Gjetan Gjetani/ Me qeverisjen e Edi Ramës, është bërë zakon në vitin elektoral të shtohen parcelat e hashashit

495
Sigal

Gjetan Gjetani, deputet socialist

Socialistët, nuk donin që Shqipëria të shpopullohet, të varfërohet, të komandojnë bandat kriminale, të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë dhe që Edi Rama, t’i nxijë faqen Shqipërisë

Me qeverisjen e Edi Ramës, është bërë zakon në vitin elektoral të shtohen parcelat e hashashit

 Deputeti Gjetan Gjetani, i zgjedhur nga Partia Socialiste, në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se kryeministri Rama nuk ka përmbushur asnjë zotim elektoral dhe qeveritar në 7 vite të qeverisjes, përkundrazi, i zhgënjeu socialistët, pasi e shpopulloi dhe e varfëroi Shqipërinë, komandojnë bandat kriminale, etj. Zoti Gjetani, thotë se Rama është bërë një sulltan, ku të gjithë duhet t’i përulen, ndryshe u “pret” kokën”. Me qeverisjen e Ramës, çdo vit elektoral shtohen parcelat e hashashit, natyrisht, për të blerë votat dhe për të manipuluar rezultatin zgjedhor.  

Unë nuk di të ketë mbajtur ndonjë premtin për qytetarët e thjeshtë, në këto tetë vite qeverisje Edi Rama! Është krejt e kundërt me oligarkët dhe bandat kriminale. Këtyre të fundit iu ka mbajtur premtimet me korrektësi

-Zoti Gjetani, në këto 8 vjet qeverisje, çfarë premtimi elektoral dhe qeverisës përmbushi kryeministri Rama?

Unë nuk di të ketë mbajtur ndonjë premtin për qytetarët e thjeshtë, në këto tetë vite qeverisje Edi Rama! Është krejt e kundërt me oligarkët dhe bandat kriminale. Këtyre të fundit iu ka mbajtur premtimet me korrektësi. Sot, harta e njerëzve të varfër është zgjeruar më shumë se para qeverisjes së Edi Ramës. Po të bëjmë krahasimin e qeverisjes së para 2013-tës, unë konstatoj se, jo vetëm kemi më shumë varfëri, por kemi edhe më shumë korrupsion në të gjitha sektorët e administratës shtetërore. Akoma më shumë është rritur korrupsioni pas zgjedhjeve vendore. Dëgjojmë çdo ditë se, bandat kriminale përfitojnë tendera miliona euro. Kanë akses jo vetëm në emërimin e zyrtarëve të lartë shtetërore, por edhe të zyrtarëve vendore. Po ashtu, marrin vendime edhe për  njerëzit e politikws. Mjafton të përmendim këto, dhe është e lehtë për ta kuptuar se nuk ka mbajtur asnjë premtim.

– Kryeministri Rama deklaron se Shqipëria i ka arritur standardet e demokracisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka disa vende që nuk duan zgjerim të BE. Po vetë Partia Socialiste  sa demokraci ka brenda saj?

Në këndvështrimin tim BE, prej vitesh po pret që Shqipëria të plotësoje standardet për t’u pranuar në BE. Pas 2013, rruga për në BE, është vështirësuar akoma më shumë. Dhe për këtë, është merita e Edi Ramës. Kriteret për t’u pranuar Shqipëria në BE, janë shtuar vit pas viti gjatë këtyre tetë vitëve. Unë nuk di të ketë fajtor tjetër, përveç Edi Ramës. Jemi një vend pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Pra jemi një vend ku dominon pushteti dhe jo shteti. Sot në Shqipëri, çdo  qytetar është i rrezikuar nga mekanizmat e pushtetit, pasi nuk kemi asnjë instrument mbrojtës për qytetarët e thjeshtë. Nuk kemi plotësim të standardëve, nëse qytetarët janë të rrezikuar nga pushteti. Mos funksionimi i gjykatave të lartpërmendur, qytetarët janë të ekspozuar nga goditjet e Edi Ramës, për interesat e pushtetit të tij. Duhet ta harrojmë BE-në, nëse në Shqipëri, nuk ngrihet sa më parë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Mosfunksionim i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, i intereson vetëm Edi Ramws. Dhe Edi Rama, është pengesa kryesore për funksionimin e këtyre dy institucionëve, thelbësore për  një shtet demokratik. Për sa i përket demokracisë brenda PS, është e dukshme që  ka vdekur me kohw. Aty ka vetëm një Sulltan! Kush kundërshton Sulltanin, i pritet koka. Asnjëherë nuk e kam bërë publike, por vlerësoj ta bëj tani publike. Edi Rama, pesë muaj përpara se të më përjashtojw  nga grupi Parlamentar i PS-sw, më ka bërë për të dorëzuar mandatin. Konkretisht, në muajin Prill dhe Maj, të 2018, kam qenë nën presion për të dorëzuar mandatin, se kisha kundërshtuar KM. Në vend të mandatit iu dhashë atë që nuk thuhet. Pasi e panë kokwfortësinë time, më 7 shtator më përjashtoi nga grupi Parlamentar. Për këtë jam i gatshwm të përballem edhe në SPAK me Edi Ramwn, me prova dhe fakte.

– Pse elektorati socialist është zhgënyer nga qeverisja e kryeministrit Rama?

Elektorati socialist, nuk ka pritur që Shqipëria të shpopullohet. Nuk ka pritur që Shqipëria tw varfërohet. Nuk ka pritur që në Shqipëri të komandojnë bandat kriminale. Nuk ka pritur që Shqipëria të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Nuk ka pritur që administrata të mbushet me Haxhi Qamila. Nuk ka pritur që Edi Rama, t’i nxijë faqen Shqipërisë.

– Dëgjohet kohët e fundit edhe opinioni, që vërtet qeverisja e Ramës është problem për Shqipërinë, por edhe opozita nuk ka program. Cili është gjykimi juaj?

Unë nuk jam dakort që opozita nuk ka program. Liderët politikw  dhe  eksponentw  të tjerë tw opozitës kanë bërë publike strategjinë politike të qeverisjes. Duke filluar me shfuqizimin e koncensionëve, që janë një kancer pwr ekonominë e vendit, dhe deri në rritjen e pagave. Po ashtu, opozita e sotme, që pas pak muajsh do qeverisë vendin, ka strategji të qarta për zhvillimin e punësimit në sektorin privat. Jam i sigurtë,  se me largimin e Edi Ramës nga qeverisja, do ketë investime të huaja në Shqipëri. Duke bërë të mundur hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqënies ekonomike.

Edi Rama, po ve në lëvizje të gjitha mekanizmat e pushtetit për të devijuar votën e lirë. Duke filluar me presionin  në administraten shtetërore. E gjithë administrata, është urdhëruar të dorëzojnë emrat e 10 personave që do votojnë për Edi Ramën

– Sipas jush, çfarë mund të bëjë kryeministri Rama për të tjetërsuar votat? Ka akuza se ka filluar që tani manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit?

Edi Rama, po vë në lëvizje të gjitha mekanizmat e pushtetit për të devijuar votën e lirë. Duke filluar  me presionin në administratwn shtetërore. Ditët e fundit e gjithë administrata, është urdhëruar  të dorëzojnë emrat e dhjetë personave që do votojnë për Edi Ramwn. Po ashtu, një reprezalje po bëhet me biznesin privat. Duke i goditur me gjoba marramendëse. Këto presione, të administratës dhe biznesit, kanë si qëllim nënshtrimin e tyre në duart e njerëzve të Edi Ramws. Dua të jap vetëm një shembull, në një biznes në Lezhë, i cili është gjobitur vetëm se, Presidenti i Republikës, është ndalur për drekë aty. Dhe akuzat,  unë akuzat i konsideroj të drejta dhe të bazuara në të dhëna konkrete. Por, Edi Rama dhe banda e tij, nuk do arrijë të marrë mandat të tretë, pasi pakënaqësia e qytetarëve është shumw madhe. Dhe largimi i tij nga qeverisja është i pashmangshëm.

– Zoti Gjetani, ju jeni deputet në një qark. Jetoni aty. Sa e lehtë është që të kultivohet hashash? Pse këtë vit kjo është kaq masive?

Me qeverisjen e Edi Ramës, është bërë zakon, sidomos në vitin elektoral të shtohen parcelat e hashashit. Por, nuk e shpwtojne dot as parcelat e hashashit, as presionet, as mekanizmat e pushteti, pasi mllefi për Edi Ramën, është më i fuqishëm se instrumentat e lartpërmendur.

– Ju si e shpjegoni që tani kryeministri Rama, me kokëfortësi po shkel edhe marrëveshjet politike që ka arritur me opozitën, në kujdestari nga ndërkombëtarët, edhe pse e di që pasojat do jenë katastrofike për integrimin e Shqipërisë?

Edi Rama, me çdo lloj sistemi është i humbur thellë. Në ditët e fundit të pushtetit të tij, po bën përpjekjet e fundit, që Shqipërisë t’i vështirësohet rruga e integrimit për në BE! Dëshira e fundit e Ramës, para dorëzimit të pushtetit, është që Shqipëria, të përfundojë në greminën që Rama i ka përgatitur. Por, unë jam i sigurtë që nuk do i plotësohet kjo dëshirë. Kokëfortësia e Ramës ka dhe një qëllim tjetër! Vetëm me formulën që ka propozuar Rama,  ndoshta mundet që të marrë 50 deputetë. Kaq dëme të mëdha  i ka bërë këtij populli, sa edhe emrin nuk duan t’ia dëgjojnë Ramës! Aq më pak, të votojnë “Rilindjen”!

-Faleminderit!

Jakup B.Gjoça