“Godet” Kim Mehmeti: Edi Ramën po ta çosh në psikiatri nuk e lënë të dalë nga spitali

358
Sigal

Shkrimtari dhe poblicisti Kim Mehmeti ka analizuar situatën pas shembjes së Teatrit Kombëtar.“Teatri u prish se nuk ka qytetarë”, tha Mehmeti.“Ato rrënoja janë fytyra jonë, nuk është fytyre e piktorit. Ai ka qenë i sinqertë. Atë ta çosh tek psikiatri nuk e lënë të shkojë në shtëpi”.Ai na ka shpallur të gjithëve “Kadri”, anormalë. Teatri është metafora e dështimit të shqiptarëve.“Ne duruam një diktaturë si askush tjetër. A është e mundur që në 7 vjet ju të mos e keni parë se kush ju sundon”.“Shqipëria sot ka vetëm parti që duan të shpëtojnë vetveten e jo Shqipërinë”.“Piktori prej një askushi, ai u bë kryepolici, krye gjykatësi. Ai e hetoi se e harruan të gjithe dhe bëri atë që deshi”.Ai i shikon njerëzit si lecka që i përdor. Veliaj është një nga mikeshat e Piktorit, tha Kim Mehmeti.