Deputetet gra apel për pjesmarrje në votim: Gra e vajza votoni masivisht

250
Duke qenë se përfshirja e grave në këto zgjedhje është më e madhe se kurrë më parë, kanë qenë deputetet gra të forcave kryesore politike, të cilat nëpërmjet deklaratave për mediat u kanë bërë thirrje grave, por edhe të gjithë shqiptarëve që ende nuk kanë shkuar të votojnë, të shojnë të ushtrijnë këtë të drejtë themelore. 
Kanë qenë deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe nënkryetarja e FRESSH, Maria Myridinasi të cilat u kanë bërë apel të gjitha grave të marin pjesë masivisht në votime. “Vota në këto zgjedhje është vendimtare për individin, familien dhe komunitetin, ndaj është shumë e rëndësishme vota e gjithsecilit”, – ka qenë mesazhi i deputeteve gra në deklaratat e tyre.
Ora 16:00 Xhaçka: Votoni për kë ju do zemra e ju thotë mendja, por mos rrini pa votuar
“Duhet te shkoni ne votim edhe për fëmijët tuaj”. Kështu u është drejtuar Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka të gjithë qytetarëve e veçanërisht grave, të cilët nuk kanë shkuar akoma të votojnë.
Në një deklaratë për media ajo tha se qytetarët duhet të votojnë edhe për pjesëtarët e familjes suaj në emigracion që kur të vijnë të gjejnë një komunitet më të mirëshërbyer dhe një vendlindje më të mirëtrajtuar. 
Më tej teksa u ka bërë thirrje edhe një herëtë gjitha grave që të votojnë edhe për gjithë ato gra e vajza që luftuan për këtë dite dhe nuk e arritën dot, ajo ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë për kë t’ju dojë zemra e ju thotë mendja, por të mos rrini pa votuar.

“Edhe tre orë për të investuar votën tuaj për drejtimin ku do të ecë bashkia juaj.
Nëse s’keni votuar ende, duhet ta bëni! Edhe tre ore për të investuar votën tuaj për çerdhen, kopshtin, shkollën e fëmijëve tuaj.
Nëse s’keni votuar ende duhet te shkoni ne votim edhe për fëmijët tuaj.
Edhe tre orë për të investuar votën tuaj për pastërtinë në vendbanimin tuaj.
Nëse s’keni votuar ende duhet te shkoni në votim që në bashkinë tuaj të re plehrat të grumbullohen dhe përpunohen si në një vend normal në Europë.
Edhe tre orë për të investuar votën tuaj për transportin publik në bashkinë tuaj të madhe ku tanimë ju nevojitet një shërbim urban modern kudo ku jetoni.
Nëse s’keni votuar ende duhet të drejtoheni tek qendra e votimit tuaj dhe të kontribuoni për të pasur shërbimin urban që meritoni.
Edhe tre orë për të investuar për parqet dhe mjediset sportive që të moshuarit dhe të rinjtë të kenë hapësirat që u mungojnë sot.
Nëse s’keni votuar ende, mos qëndroni me tutje në shtëpi po merrni rrugën drejt kutisë së votimit ku çdo qytetar duhet të mos mungojë për të diktuar drejtimin e të ardhmes se bashkisë së vet të re. Votoni, votoni, votoni! Votoni edhe për pjesëtarët e familjes suaj në emigracion që kur të vijnë të gjejnë një komunitet më të mirëshërbyer dhe një vendlindje më të mirëtrajtuar. Së fundi, dua të përsëris thirrjen time për gratë e vajzat: Nëna e motra kjo është dita juaj e madhe. Kjo është dita që me votën tuaj t’i vini vulën vendimit historik të barazisë së pjesëmarrjes mes grave e burrave në kuvendet e reja vendore.
Votoni, votoni, votoni, bëjeni edhe për gjithë ato gra e vajza që luftuan për këtë dite dhe nuk e arritën dot. Bëjeni për Shqipërinë shembull i mbështetjes së grave në këtë 21 qershor. Votoni për kë ju do zemra e ju thotë mendja, por mos rrini pa votuar. Edhe tre orë! Janë vetëm katër minuta për të vendosur katër vitet e ardhshme të vendit ku jetoni”, – tha Xhaçka. – See more at: http://shqiptarja.com/Zgjedhjet%20Vendore%202015/2760/deputetet-gra-apel-p-r-pjesmarrje-n–votim-gra-e-vajza-votoni-masivisht-300461.html#sthash.G4BuTWAQ.dpuf