Deputetët e PD dhe PS, që nuk votuan “testin” serb të koncesionit të laboratorëve mjekësor

468
Sigal

U komentua si
një nismë me vend ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me bllokimin e
fondit për koncesionin e Laboratorëve që qeveria kërkon të bëjë. Por
amendamenti i Petrit Vasilit është rrëzuar nga shumica e deputetëve të Partisë
Socialiste, të cilët qenë në sallë, plot 63 bashkë me deputetë të tjerë të
PDIU-së. Surpriza qe mungesa e deputetëve të PD-së, për të mbështetur
amendamentin e LSI-së që bllokonte këtë koncesion. Ja  emrat e deputetëve demokratë që me mungesën e
tyre mbështetën nismën e kreut të qeverisë që sulmojnë përditë. Përveç tyre, zbardhet
edhe emri i deputetëve të vetë LSI-së që munguan në këtë votim për të dhënë
votën pro. Ilir Meta dhe Edi Rama kanë votuar Abstenim, ndërsa nuk kanë qenë
prezentë deputetët e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Vangjel Tavo. Vetëm 39
deputetë të LSI-së, bashkë me ata demokratë në sallë votuan Pro amendamentit,
kurse Kundër 63. Mes emrave të demokratëve që munguan janë Sali Berisha,
Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu etj. Sot analistët kanë
kritikuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke nuhatur një urdhër të
tij për deputetët e grupit të tij dhe duke i orientuar drejt tërheqjes.
Vetë Basha nuk ka bërë një koment për mungesën e deputetëve të tij në këtë
votim të rëndësishëm, lidhur me koncesionet që i sulmon përditë, duke hapur
dyshime të mëdha rreth lojës politike që po luhet së fundmi: opozita është pro
apo kundër qeverisë Rama dhe koncesioneve?! 

 

Ja emrat e 21 deputetëve demokratë që munguan në
votim:

1.Sali Berisha

2.Luçiano Boçi

3.Ridvan Bode

4.Majlinda Bregu

5.Helidon
Bushati

6.Igli Cara

7.Kozma Dashi

8.Liljana Elmazi

9.Harbjola
Halimi

10.Keltis Kruja

11.Flamur Noka

12.Astrit Patozi

13.Eleina Qirici

14.Arben Ristani

15.Genc Ruli

16.Eduard Selami

17.Dashamir
Shehi

18.Edmond Spaho

19.Dashamir
Tahiri

20.Jozefina
Topalli

21.Alban Zeneli

 

Emrat e deputetëve të tjerë që munguan në votim

1.Ben Blushi

2.Gjovalin
Bzhetaj-PR

3.Agron Duka-PR

4.Mimoza Hafizi

5.Fatmir
Mediu-PR

6.Florjan
Mima-PR

7.Nard Ndoka

Emrat e deputetëve socialistë, që munguan në votim:

1.Taulant Balla

2.Bashkim Fino

3.Valentina
Leskaj

4.Enkelejda
Shkreli