“Veting”-u depozitohet në Gjykatën Kushtetuese, por do respektohen procedurat

388
Sigal

Ka mbërritur në
Gjykatën Kushtetuese opinioni i ‘Venecias’ për ligjin e Vetting-ut. Mësohet se
opinioni ka mbërritur pasdite, ndërsa lajmi për ‘Neës24’ është konfirmuar nga
burime të Kushtetueses. Po ashtu, bëhet e ditur se Gjykata Kushtetuese pritet
të mblidhet për Vetting-un, ligj që u ankimua nga Partia Demokratike.

OPINIONI
Mësohet
se në qëndrimin e tij Komisioni i Venecias, ka shprehur vlerësim pozitiv për
këtë ligj, ndërsa ka analizuar pikëpyetjet e gjykatës Kushtetuese. Lidhur me
këtë fakt, Venecia i është përgjigjur Kushtetueses për disa çështje.

Po ashtu,
Venecia shtoi se Vetting-ut duhet t’i nënshtrohen edhe gjykatësit e Gjykatës
Kushtetueses. “Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut. Në tërësi
ligji i Vetting-ut është pozitiv. Ligji i Vetting-ut, i nevojshëm për
Shqipërinë. Gjykata Kushtetuese ka konflikt interesi me ligjin. Dispozitat nuk
shkelin nenet e të drejtave të njeriut.”, citohet në opinionin e Venecias.
Komisioni i Venecias theksoi se dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e
Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga
çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për
të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të
këtij viti. Mirëpo kreu i Gjykatës Kushtetuese, zoti bashkim Dedja, ka
deklaruar: “Sa i takon procedurave, e thashë që
vetëm procedurat paraprake ligji njeh tre muaj. Por zgjatja tërësore e
procesit, edhe gjykimi, edhe vendimmarrja ligji ka parashikuar deri në një vit.
Por kurrë ne, dhe jam i bindur që kjo nuk do të ndodhë. Do të jetë një
përgjigje në kohën sa më të shpejtë të mundshme, por se kur është e pamundur të
përcaktohet dhe nuk është vetëm në dorën time, vendimi është kolegjial. Secili
duhet të përgatitet dhe të jetë i bindur, i ndërgjegjshëm në atë që do të
vendosë dhe do të jetë krejt i qartë në konkluzionet e tij”-tha zoti Dedja.

 

 

Top of Form