Denoncimi/ Qeveria ‘rilindase’ financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës

254
Sigal

/Gazetea TELEGRAF

Deputetja e zgjedhur e PD-së Ilda Dhori, denoncon se, qeveria financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës. Deputetja thekson se shteti funksionon për kryetarin e Bashkisë Divjakë dhe familjen e tij. “E qartë si drita e diellit”- shprehet Dhori në denoncim. Më tej, ajo tregon se kryebashkiaku është duke ngritur ndërtime mes sarajeve të tij, dhe flitet se ka përfituar akoma më bollshëm nga qeveria. Ja denoncimi i plotë nga Ilda Dhori: “Financimet nga AZHBR…

Aplikime të shumta nga fermerët e Divjakës dhe gjithë Myzeqesë, por jo të shumtë fatlumët që kanë përfituar prej tyre! Shoh ndër emrat përfitues, një mbiemer të njohur për Divjakën. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi! E pra, e qartë si drita e diellit! Kryetari investon për bizneset e tij familjare, madje merr edhe miliona lekë nga shteti! Kjo vetëm për një pjesë të biznesit të tij, pasi për ndërtimin që është duke ngritur në mesin e sarajeve të tij, flitet që ka përfituar akoma më bollshëm.

Shteti funksionon për të dhe familjen e tij!

Sa mirë dhe sa ndryshe do ishte sikur të funksiononte për të gjithë fermerët, bizneset dhe ndërmarrjet familjare, pa ju dashur t’i lëpihen e t’i sorollaten pushtetarëve, për të marrë atë që ju takon, hakun e punës së tyre!
Kureshtja më shtyn më tej, vërifikoj se para disa muajsh Fredi Kokoneshi i paskërkesh PRIVATIZUAR “dikujt” tokë në mesin e sarajeve të tij, tokë e marrë me qera aktualisht nga e shoqja e kryetarit dhe, pikërisht aty, po ndërton kështjellën e sarajeve!

Rastësi të jetë vallë?!

Pastaj, pika kulminante, të njëjtat mjete dhe punëtorë që po ndërtojnë ndërtesën e Bashkisë Divjakë, janë angazhuar edhe në keshtjellën e Fredi Kokoneshit! Të jenë vallë qoka interesash reciproke që bëhen në kurrizin e taksave tona? Apo thua që vërtet kryetari ka vlerësuar punimet e tyre cilësore….Versionin e tij se si qëndron e vërteta le ta japë vetë kryetari, nëse e ka një të tillë, pasi nga shtatori e në vazhdim, do t’i duhet detyrimisht t’i përgjigjet shkresërisht/ ligjërisht qytetarëve, për çdo firmë që ka hedhur e do të hedhë në emrin e tyre.”