PD Gjirokastër denoncon një akt të papërgjegjshëm të ndërmarrë nga Drejtoria Rajonale Tatimore, që sipas saj është shndërruar në mashë të Rilindjes. Është bërë publik punësimi me kontratë të pjesshme të 15 punonjësve të rinj pranë këtij institucioni të cilët do të jenë mbështetës në terren për veprimtarinë e gjobvënies ndaj bizneseve që operojnë në rajonin jugor” thuhet në deklaratë. Denoncimi i PD-së: “Një veprim i tillë ndërmerret vetëm gjashtë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare dhe përkthehet si një mjet i hapur dhe i dukshëm i tentativave për të manipuluar dhe influencuar votën e zgjedhësve në rajonin e Gjirokastrës. Ky nuk është institucioni i vetëm në Gjirokastër që ndodh një fenomen i tillë pasi edhe në Spitalin Rajonal po angazhohen militantë të “Rilindjes” për të dalë në terren në kompensim të marrjes së votave përmes mashtrimit dhe sigurisht kundrejt një rroge që do t’u bjerë nesër boomerang. Këto punësime provizore ndërmerren pak muaj përpara celjes së fushatës elektorale dhe vetëm e vetëm me qëllime të pastra elektorale”. Në fakt qytetarët duhet të pajotohen me punësimet elektorale, sepse, në fund të fundit, do marrin rrogë qytetarë, për të ndihmuar familjet. Por, punësimet të pranohen, ndërsa votat të mos u jepen zyrtarëve politikë, që punësojnë për të blerë votat, por qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre politike.




















