Digjet Kirgistani, anulohen votimet. Ambasadori Lu, i shpalli të rregullta

274
Sigal

Agjencia Reuters/ Kirgistani në pragë të luftës civile pas blerjes së votave dhe manipulimit të zgjedhjeve. Ndërkohë që ambasadori Donald Lu i shpalli të rregullta, mijra qytetarë dogjën parlamentin dhe kanë marrë nën kontroll ministritë. Komisioni Zgjedhor vendosi anullimin e zgjedhjeve pas përgjakjes së rrugëve nga 686 të plagosur e të vrarë. Reagon Koalicioni për Reformat Zgjedhore: Edhe në Shqipëri po manipulohen listat zgjedhore dhe ministria e Brendëshme është kthyer në bunkier.

 Grupet opozitare kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të aparatit qeveritar në Kirgistan, pasi në vend shpërthyen protesta të dhunshme  pas zgjedhjeve. Presidenti i vendit, Soorenbai Jeenbekov,  ka bërë thirrje për qetësi dhe ka deklaruar se nuk do heqë dorë nga pushteti. Deri të martën vonë, protestat kanë shkaktuar të paktën një viktimë dhe mbi 686 të plagosur. Sipas “Reuters”, vendi rrezikon protesta të reja të dhunshme. Zyrtarët e komisionit të zgjedhjeve i kanë anuluar votimet e së dielës dhe kanë deklaruar se do të përsëriten. Por ambasada amerikane në këtë vend, që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i vlerësoi zgjedhjet e anuluara. “Vlerësojmë po ashtu edhe Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Zgjedhor për përpjekjet e tyre për të organizuar një proces të sigurt electoral, pavarësisht sfidave në kohën e pandemisë. Raportetet paraprake të vëzhguesve nënvizojnë se fushata ishte konkurruese dhe procesi i votimit ishte paqësor, i mirëorganizuar dhe përgjithësisht efiçient,” thuhet në deklaratën e ambasadorit Donald Lu. Aty bëhet thirrje që të adresohen problemet zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Pas shpërthimit të protestave, ambasada ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore.

 

Presidenti Ilir Meta: Qytetarëtg meritojnë zgjedhje të lira

 

Presidenti Meta, dje ka përshëndetur popullin e Kirgistanit, i cili u çua në protesta, pas manipulimit të zgjedhjeve parlamentare. Dje KQZ-ja e këtij vendi i anulloi zgjedhjet parlamentare. Presidenti Meta, duke përshëndetur këtë fitorë të popullit kirgiz, u çon mesazh shqiptarëve, që duhet të çohen në këmbë, kur vota e tyre manipulohet, blihet, shantazhohet. Mesazhi i Presidentit Meta: “Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve,  mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cënimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike.