Dendias : Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

168
Sigal

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se Athina zyrtare mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një interviste, ai tha se Greqia është fuqimisht pro integrimit të Ballkanit në Union, sidomos për Tiranën dhe Shkupin.

“Duke ndjekur axhendën e Selanikut, Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në rastin specifik të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

Dhe si një vend që mban marrëdhënie miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore, ne do të përpiqemi në çdo mënyrë të mundshme për të lehtësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre”, tha Nikos Dendias.