Mori mbiemrin e gruas për të kaluar kufirin në Itali, por shqiptari kapet me…

204
Sigal

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në shtëpi iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 28 kilogramë drogë e llojit marijuanë.

Aksioni ndodhi në zonën e Anagnina, teksa në banesën e shqiptarit policia gjeti dozën e madhe të lëndës narkotike, si dhe 2280 euro cash.

46-vjeçari shqiptar zotëronte dhe një dyqan në të cilin shiste dozat e drogës.

Shqiptari ishte dëbuar nga Italia në vitin 2019, por ndryshoi mbiemrin, duke marrë atë të gruas së tij. Mbi të rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe kalim ilegal të kufirit.