Dekriminalizimi i të zgjedhurve/ KQZ “amnistoi” kryebashkiakun, i dënuar në Greqi. Reagon opozita: Qerim Ismailaj, subjekt i dekriminalizimit

140
Sigal

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, denoncoi vendimin e KQZ-së për të “amnistuar uzurpuesin e paligjshëm të bashkisë së Mallakastrës, pavarësisht dënimit me 3 vite burg në Greqi. Kjo është në shkelje të ligjit dhe në kundërshtim me tre precedentë, për të cilët KQZ ka vendosur ndërprerjen e mandatit”. Qerim Ismailaj është subjekt ndalimi i ligjit të dekriminalizimit.  Vendim i KQZ-së për të mbajtur në kundërshtim me ligjin, një person të dënuar, në krye të Bashkisë së Mallakastrës, është tregues i një vullneti të mbrapshtë politik për të goditur ligjin më të rëndësishëm të Republikës tonë, atë të Dekriminalizimit.  Masakra zgjedhore e 25 prillit, ku politika dhe krimi bashkëvepruan për të penguar nëpërmjet çdo paligjshmërie, ndryshimin që njerëzit donin, tregoi se ligji i Dekriminalizmit, nuk mund të shkelet, por duhet të forcohet dhe më tej, për t’iu përgjgijur nevojës ulëritëse që kanë shqiptarët, sidomos të rinjtë, për një politikë të ndarë nga krimi, një politikë që i shërben njerëzve dhe jo krimit.