Facebook refuzon 75% të kërkesave të qeverisë “Rama” për informacion mbi disa faqe

414
Qeveria shqiptare është e shqetësuar nga disa llogari në Facebook dhe kërkon prej rrjetit social të mësojë se kush qëndron pas tyre. Por gjiganti i komunikimit, i ka refuzuar qeverisë “Rama” 75% të kërkesave. Ndërsa Twitter i ka refuzuar një kërkesë. Lajmi bëhet me dije nga BIRN. Po cilat janë këto llogari që “bezdisin” qeverinë dhe përse Facebook ka refuzuar? Dhe pyetja më e rëndësishme që kërkon përgjigje është: A po synon Rama të shtypë kundërshtarët e vet politikë përmes kërkesave të tilla?
16 kërkesa nga qeveria shqiptare për facebookun gjatë periudhës korrik 2014 ­dhjetor 2014
Qeveria shqiptare gjatë dy viteve të fundit i ka kërkuar informacion rrjetit social Facebook lidhur më çështje kriminale. Nga të dhënat e raporteve të Facebook vihet re një rritje e dukshme e kërkesave për informacion mbi çështje kriminale që autoritetet shqiptare i kanë kërkuar rrjetit social në 6­ mujorin e fundit të vitit 2014. Gjatë periudhës korrik 2014 ­dhjetor 2014 qeveria shqiptare i ka dërguar rrjetit social Facebook, 16 kërkesa në total, për 34 përdorues të gjigantit social, për të marrë informacion mbi çështje kriminale. Për këtë periudhë Facebook ka pranuar 25% të kërkesave të bëra nga autoritetet shqiptare, çka do të thotë se 75% e të refuzuarave kanë pasur mangësi. Pasi Facebook në sektorin ‘government requests report’ thotë se i jep përgjigje vetëm kërkesave të vlefshme në lidhje me çështjet kriminale. “Secila dhe çdo kërkesë që ne marrim kontrollohet për mangësitë ligjore dhe ne e refuzojmë ose kërkojmë më shumë specifika mbi kërkesat që janë tepër të gjera ose të paqarta”, thotë Facebook. Për periudhën janar 2014­qershor 2014, autoritet shqiptare i janë drejtuar Facebook me 4 kërkesa në total, për 6 përdorues dhe rrjeti social ka prodhuar të dhëna për 75%. Për periudhën korrik 2013­dhjetor 2013 Facebook ka marrë nga qeveria shqiptare 6 kërkesa për 9 përdorues dhe ka përpunuar të dhëna për 83,33% të këtyre kërkesave. Sakaq për periudhën janar 2013­ qershor 2013 Facebook ka marrë 6 kërkesa në total nga autoritetet shqiptare, për 12 përdorues dhe i ka dhënë përgjigje autoriteteve shqiptare për 83% të tyre. Lajmi u raportua fillimisht nga BIRN, e cila kishte një raport me titullin “Facebook refuzoi 75 për qind të kërkesave të qeverisë shqiptare për informacion”.
Refuzimi i Facebook dhe Twitter
Qeveritë dorëzojnë kërkesa te gjigantët e internetit si pjesë e hetimeve të tyre ose në rastet kur informacioni i shpërndarë nga llogaritë e medies sociale përbën shkelje të ligjeve vendëse. Facebook thotë se zakonisht autoritetet kërkojnë të dhënat bazë të një llogarie të dyshuar të lidhur me një aktivitet kriminal të rëndë si grabitjet me dhunë apo pengmarrjet, përfshirë të dhënat mbi numrat e identitetit dhe vendndodhjen e pajisjeve që kanë aksesuar llogarinë. Në disa raste kërkohet fshirja e të dhënave të një llogarie apo heqja e saj nga publikimi. Facebook nuk bën publike kërkesat sipas llojeve, por në disa raste, kërkesat për bllokim llogarish lidhen me propagandën e grupimeve të ndryshme terroriste si Shteti Islamik. Nga ana tjetër, media sociale sugjerohet se po përdoret gjatë viteve të fundit edhe si mjet komunikimi për grupet e ndryshme kriminale, të cilat e gjejnë më të lehtë t’i shpëtojnë përgjimeve të mjeteve konvencionale të komunikimit si telefonia. Pavarësisht kësaj, ka shumë debate aktualisht nëse kompanitë e komunikimeve elektronike po bëjnë gjënë e duhur duke iu përgjigjur kërkesave të qeverive për të dhëna personale. Arsyetohet se qeveri të ndryshme mund të synojnë të shtypin kundërshtarët e vet politikë përmes kërkesave të tilla. Këto kompani thonë se i vlerësojnë me ashpërsi kërkesat e qeverive dhe përputhjen e këtyre kërkesave me legjislacionet përkatëse. Rrjedhimisht, fakti që Shqipërisë i janë refuzuar 75 për qind të kërkesave për informacion që i kanë dërguar Facebook, sugjeron dobësi të bazës ligjore të këtyre kërkesave. Në raportin e ngjashëm të publikuar nga Twitter, autoritetet shqiptare kanë dorëzuar vetëm një kërkesë gjatë vitit 2014, kërkesë e cila nuk është plotësuar nga T ëitter.
Sigal