Erion Dasho thirrje Bashës: Ndëshko të gjithë ata që gënjyen me numrin e të vdekurve nga Covid

137
Në takimin e organizuar nga kreu i PD, Lulzim Basha me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, foli edhe mjeku Erion Dasho, që kërkoi ndëshkimin e të gjithë zyrtarëve që kanë gënjyer për shifrat vdekjeve nga pandemia.
Sigal

“Përgjegjësit e kësaj katastrofe duhen ndëshkuar. Këto mijëra vdekje duhet të ndëshkohen. Thirrjet për qeverinë në vesh të shurdhër deri më 25 prill. Ndëshkimet nuk janë shpikje shqiptare.  Ministrat në Francë e Itali janë përpara drejtësisë për keqmenaxhimin.”,- tha mjetku Erion Dasho.