Borxhëlinjtë e rrugëve/ Autoriteti Rrugor krijoi 12 miliardë lekë borxhe duke lidhur kontrata tenderash pa pasur buxhet në dispozicion.

242
Sigal

 

Detyrimet e prapambetura në fund të vitit 2020 në ARRSH ishin në total në vlerën 537 milionë lekë, ku 292 milionë lekë për zërin investime (vetëm vendime gjyqësore) dhe 244 milionë lekë për kontratat e mirëmbajtjes.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), raportoi se deri në muajin prill, detyrimet e saj të prapambetura në pjesën e shpenzimeve kapitale, ishin rreth 12 milionë euro. Në këtë shumë sipas MIE-s, bëjnë pjesë ato të akumuluar nga mirëmbajtja.

“Detyrimet e prapambetura totale bashkë me mirëmbajtjen në 4 mujorin e parë të vitit 2021 janë në vlerën 1,46 miliardë lekë”, thuhet në raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2021. Problematika më e madhe në këtë mes duket se ka të bëjë me faktin që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka krijuar borxhe dhe fatura për kontrata për të cilat nuk ka pasur para në dispozicion.

“Deri në 30.04.2021, në Autoritetin rrugor Shqiptar janë krijuar detyrime të prapambetura (Fatura pa buxhet) në zërin investime në vlerën 1,17 miliardë lekë ku ndërtim dhe sistemim rrugësh në vlerën 202 milionë lekë, sinjalistikë dhe siguri rrugore 68 milionë lekë, supervision punimesh në vlerën 1,9 milionë lekë, vendime gjyqësore në vlerën 94,5 milionë lekë 22,370 lekë (duke i shtuar vlerën e mbetur nga viti 2020 në vlerën 252,711,010 lekë, detyrimi shkon në vlerën 347,233,380 lekë)”, thuhet në raportin e MIE.

Po kështu janë detyrimet e shpronësimeve nga VKM-të, të dala por të palikuiduara, në vlerën 800 milionë lekë si dhe, TVSH apo kosto lokale.

Për financimin e kontratave të reja në vitin 2021,  ARRSH-ja ka nevoja për fonde buxhetore shtesë, pasi i gjithë buxheti i akorduar për vitin 2021 është obliguar për kontratat e lidhura

Kontratat e reja të 2021 do kenë nevojë për fonde shtesë

Ministria nënvizoi se sipas konfirmimeve nga degët e thesarit, në total, deri në prill, shpenzimet kapitale u realizuan nё masёn 2,96 miliardë lekë, ose e shprehur në përqindje 37% e planit të buxhetit të vitit 2021. Kontratat e reja për punë, të hapura në vitin 2021, sipas gjithë gjasave do të kenë nevojë për shtim të financimit, pasi fondet janë të pamjaftueshme. “Me buxhetin e vitit 2021 në ARRSH u mbështetën me fonde buxhetore të gjithë kontratat në vazhdim dhe u parashikuan fonde buxhetore dhe për hapjen e kontratave të reja.

Detyrimet e prapambetura në fund të vitit 2020 në ARRSH, ishin në total në vlerën 537 milionë lekë, ku 292 milionë lekë për zërin investime (vetëm vendime gjyqësore) dhe 244 milionë lekë për kontratat e mirëmbajtjes.

Duke qenë se buxheti i vitit 2021 i zërit ‘Investime’, është më i vogël se nevojat që ka ARRSH-ja për fonde buxhetore, me detajimin e buxhetit të vitit 2021, ARRSH-ja parashikoi likuidimin e vetëm 40 milionë lekë të detyrimeve të zërit ‘Vendime Gjyqësore’ ose 13.7%.

Detyrimet e mbetura të zërit vendime gjyqësore do të likuidohet gjatë vitit 2021 me rialokime ose në fazën e rishikimit të buxhetit. Për financimin e kontratave të reja në vitin 2021, ARRSH-ja ka nevoja për fonde buxhetore shtesë, pasi i gjithë buxheti i akorduar për vitin 2021 nga sistemi i thesarit është obliguar për kontrata e lidhura dhe kemi vështirësi në regjistrimin dhe financimin e kontratave të reja që janë lidhur në vitin 2021 dhe ato që do të lidhen në vazhdim të vitit 2021”, sqaron MIE.