I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri. Ne bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar deklaratat skandaloze të Edi Ramës për fëmijët me aftësi ndryshe.
Besart Xhaferri: Është e tmerrshme me të thënë. Shqiptarët nuk meritojnë këtë. Kjo është, pas 12 vitesh nga një kryeministër që i ka qeverisur nuk meritojnë të denigrohen dhe të tallen dhe të ofendohen. Sepse ajo që është bërë dje me autizimin, ka rënduar zemrën e mijëra e mijëra prindërve. Unë jam prind vetë. Makthi i një prindi është deri sa të jetë 6-7 vjeç ta shmangësh shenjat e shfaqjes së autizimit. Dhe të tallen me këtë term e ta bëjnë edhe në jetën politike të përditshme se kush nuk voton Partinë Socialiste është autik, u tha tekstualisht. Nuk ka asnjë vlerë më asnjë meaculpa, është kot. Meaculpa e vetme që duhet të ndodhte është, unë jap dorëheqjen, më ka lënë mendja, më ka lënë truri, nuk bëj më për këtë punë.
Jam shumë i nervozuar që po bëj gafa, po hedh gjithë trashëgiminë time politike me ofendimet që u bëhen fëmijëve. Propozmet që u bëhen fëmijëve, shikoni fotot e mia nudo. Po ç’punë ke ti mor zotëri tu thuash adoleshentëve dhe mbarë medieve shikoni foton time. Termi çyryk, vjen nga turqishtja e vjetër, otomanishtja, është i vonuar mendërisht. Kjo prapë është ofendim për prindër që kanë fëmijë për fat të keq që duhet të përkujdesen dhe ti mbajnë tu japin një jetë dinjitoze. Po si mund ta dije ky njeri. Ky nuk interesohet as për ilaçet e familjeve me kancer, i lë pa ilaç. E jo më për gjendjen e tyre mentale dhe shpirtërore të prindërve etj.
Kjo që ku po rreshket kjo fushatë është rreziku më i madh se si do të qeverisi ai katër vitet e ardhshme. Se, siç bëhet fushata bëhet edhe qeverisja. Shqiptarët nëse ai fiton e pret një qeverisje me tallje katër vjet dhe me ofendime dhe me diktat. Sepse një i çmendur kur i shkon në mendje se unë do bëj çdo gjë që me do qejfi mua sepse me votojnë shqiptarët është situata më e rrezikshme që mund të ndodhë. Kjo na e bën në fushatën më të lehtë. Edhe socialiste janë shqiptarë. Unë nuk i ndaj shqiptarët. Në jemi të gjithë prindër e luftojmë nga mëngjesi në darkë për të mirën e fëmijëve tanë dhe duhet të kemi në krye njerëz që respektojnë etikën. Kane ndodhur gjëra skandaloze. Te mos ja falim deri sa ai kryeministër të largohet.