Deklarata e Blinken vërteton përpjekjet e Soros për të luftuar Berishën, për interesa të politikës së brendshme Shqiptare

297
Sigal

Sot përmes një deklarate të papritur Sekretari i Departamentit të Shtetit Blinken shpalli non-grata ish Presidentin dhe ish Kryeministrin Berisha duke e akuzuar për ”minim të demokracisë dhe i përfshirë në veprime korruptive për të pasuruar aleatët politkë dhe të familjes së tij”

Interesante është se Berisha ka 8 vjet në opozitë dhe nuk ka asnjë funksion politik apo publik përvec rolit aktiv në facebook ku ka mundësuar që të bëhen publike mijëra denoncime të rënda nga qytetarët, përfshi trafiqe me avione droge, korrupsion madhor të krimit të organizuar e deri kapja e drejtësise së re përms emerimëve te familjareve te ministrave te Edi Rames.

Prandaj akuza per minim te demokracise eshte me se paku qesharake se nuk po e minon demokracine ai qe nuk ka asnje funkion publik, por ata qe kane kapur gjithe shtetin. Ironike eshte qe gjate qeverisjes se Berishes nuk ka pasur kurre akuze per kapje shteti, siç doli sivjet ne 2021 raporti i Departamentit te Shtetit qe ne Shqiperi kemi kapje te shtetit nga oligarket e lidhur me pushtetin. Pra, ne qeverisjen e Rames kapet shteti por akuzohet per minim te demokracise Berisha qe ka 9 vjet qe nuk eshte ne pushtet?!

Perkundrazi, kur ishte ne pushtet Berisha ne takimin personal qe ka pasur ne 2009, Blinken e pergezoi pere luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Gjate qeverisjes se Berishes u asgjesuan 204 banda te krimit te organizuar dhe u arrestuan mbi 1100 anetare te ketyre bandave, perfshi banden Lul Berishes, banden e Lushnjes, etj. Ku jane sot te arrestuarit e bandave te krimit te organizuar? Me perjashtime te vogla te gjithe jane te lire dhe me biznese. Le te shohim vec financierin e Bandes se Lushnjes qe u denua edhe ne Itali me 18 vjet burg, ky sot eshte i lire dhe ben 57 udhetime (disa edhe me charter flight) me Taulant Ballen!

Berisha nuk ka asnje funksion dhe asnje imunitet prej shume kohesh por nuk ka asnje akuze penale per asgje, biles edhe armiqte e tij te shumte nuk kane paraqitur dot asnje fakt per ndonje veper penale qe te mbeshtesin deklarimet e tyre pompoze. Ne nje shtet ligjor do duhej te kishte akuze, akuza te ishte vertetuar ne Gjykate, gjykatat te cmonin te lira argumentet e paleve e me pas do duhej te kishim deklarime. Dalja me deklarime kur nuk ka as fakte e as ndonje akuze eshte tregues se ky ne fakt eshte nje lajm i forte si sherbim qe i behet qeverise aktuale qe eshte kapur ne vjedhje dhe blerje masive votash nga Edi Rama e deri tek patronazhisti me i fundit. Minim i demokracise eshte lista e patronazhisteve ku tregohet sesi institucionet publike vihen ne dispozicion te partise, minim jane PPP e famshme qe vjedhin me nje dore 400 milion euro, jo pse ne Facebook tend le hapesire per te denoncuar bemat e gjemat e qeverise.

Berisha eshte ndofta i vetmi politikan ne Shqiperi qe ka dale haptazi kunder perpjekjeve te Soros qofte (i) per kapjen e sistemit te drejtesise nga Edi Rama dhe qofte (ii) per ndryshimin e kufinjve ku u perfshi direkt Soros me takime direkte dhe te fshehta me Rama-Thaci-Vucic.

Blinken qe para 12 vitesh e pergezonte Berishen per luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, sot e shpall non-grata kur ai nuk eshte ne pushtet prej thuajse 9 vitesh dhe ne nje kohe kur Shqiperia tani ne 2021 del e kapur nga krimi dhe korrupsioni. Interesante jane edhe lidhjet e ngushta familjare mes Blinken dhe Soros, derisa edhe arkiva e Universitetit te Soros ne Budapes mban emrin e prinderve te Blinken. Ndaj para fjaleve dhe shpalljeve publike duhet te dalin faktet, perndryshe keto ngjajne si dacibaot apo fleterrufete e komunizmit ku shpallej armiku i klases pa gjyq e pa fakte, pasi faktet mund te mblidheshin me pas gjate hetuesise.

Interesante eshte qe lajmin per ndalimin e hyrjes se Berishes ne SHBA ne fakt e deklaroi Edi Rama 2.5 vite perpara. Rames i njihen boterisht lidhjet e tij me Soros, dhe kjo deklarate e tij verteton perpjekjet e Soros qysh ne 2019 per te luftuar Berishen per interesa te politikes se brendshme Shqiptare pasi Berisha ka shume e shume vite qe nuk ka levizur nga vendi. Vendimi i Blinken duket se eshte nje sherbim qe i ben Soros per interesa te Edi Rames ne diten me te zeze se tij kur eshte kapur ne shkelje kushtetute, dhe dhunim te kodit zgjedhor permes blerjeve te votes dhe perfshirjes se gjithe administrates se tij ne masakren elektorale./syri.net

The Hungarian and Polish ties of Antony Blinken